Jurgis Çyrbja në SPAK

Kronikë

GJKKO rrëzon kërkesën e Jurgis Çyrbes, ish-deputeti i PS do të qëndrojë në burg

10 Shtator, 14:46| Përditesimi: 10 Shtator, 14:58

  • Share

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg ish-deputetin e PS, Jurgis Çyrbja, i akuzuar për  “Tregim i sekretit shteteror nga shtetasit, kryer me tepër se njëherë”, “Përkrahje e autorit të krimit” dhe “Korrupsion pasiv në zgjedhje” ndaj tre të dyshuarve, teksa ka ndarë dosjen në fraksion për te identifikuar funksionarët që kanë ndihmuar ish-deputetin në dhënien e informacioneve të klasifikuara sekret.

Togat e zeza miratuan masën e arrestit në burg për ish-deputetin socialist deri në përfundim të gjykimit, duke rrëzuar kërkesën e tij.

Jurgis Çyrbja u arrestua në muajin tetor të vitit 2024 pas hetimeve të kryera nga SPAK ndaj ish-deputetit socialist që rezultonte i lidhur me një grup kriminal në Durrës.

SPAK e akuzon Çyrben se në kohën kur ishte deputetet, ndihmoi me informacione policore të kërkuarin Altin Hajri, duke i premtuar edhe ndërhyrje, në këmbim që ky i fundit ta ndihmonte me vota në zgjedhje.

Jurgis Çyrbja kishte dalë në përgjimet e aplikacionit SKY ECC. Para se të arrestohej me urdhër të SPAK gati një vit më parë, ai kishte dorëzuar edhe mandatin e deputetit.

Hetimet dhe akuzat:

Sipas hetimeve të SPAK, ish-deputeti socialist akuzohet për nxjerrjen e sekretit shtetëror, përkrahje të autorit të krimit dhe korrupsion në zgjedhje. Bëhet fjalë për dekonspirimin e aksioneve policore, nxjerrjen e të dhënave nga TIMS dhe informacione të tjera për të ndihmuar personat në kërkim që të mos kapeshin.

Në dosjen e SPAK thuhet se ish-deputeti Çyrbja ka pasur miqësi me të kërkuarin ndërkombëtar të drejtësisë Altin Hajri, duke i premtuar këtij të fundit se do ta ndihmonte në këmbim të votave gjatë zgjedhjeve. Kujtojmë se Altin Hajri ka qenë në kërkim për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.

Ndërkohë, Altin Hajri, i cili vijon të jetë në kërkim, akuzohet për korrupsion në zgjedhje pasi i ka siguruar vota ish-deputetit Çyrbja. Sipas hetimit, ka rezultuar e provuar se Jurgis Çyrbja, Altin Hajri dhe Ahmet Masha kanë koordinuar aktivitete të ndryshme kriminale përmes komunikimeve në

Janë faktuar 8 episode gjatë periudhës 1 Maj 2020 deri më 8 Mars 2021. Të akuzuarit janë vënë në dijeni të të dhënave në sistemin “TIMS”, mbi një person të shpallur në kërkim, si edhe të disa informacioneve sekrete të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Jurgis Çyrbja u arrestua më 20 tetor 2024 me urdhër të SPAK. Ai ka qenë deputet i Kuvendit për dy legjislatura, dhe ka dhënë dorëheqjen nga mandati në tetor 2024, në kohën kur hetimet e SPAK kishin hyrë në fazën përfundimtare.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria e dyta në grup, a besoni se do kualifikohemi në Botëror?