Kronikë

GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt, s'i kthen celularin e sekuestruar ditën e arrestimit

4 Mars, 10:08| Përditesimi: 4 Mars, 12:32

  • Share

TIRANE- GJKKO rrëzoi sot kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për kthimin e celularit të cilit iu sekuestrua ditën e arrestimit.

Vendimi është dhënë nga gjyqtari Erion Bani, i cili më 10 shkurt, firmosi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ ndërsa prokuror në seancë ka qenë Ols Dado, prokurori i dosjes.

Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili u arrestua në zyrë më 10 shkurt 2025, ndodhet në paraburgimin e Durrësit, pasi SPAK po e heton për akuzën e korrupsionit pasiv në 9 raste dhe pastrim parash

Në një reagim të djeshëm ndërsa e quajti mbajtjen e tij në qeli një burgosje pa gjyq, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ngriti pyetjen se “ku qëndron rreziku i arratisjes së tij”. Duke iu referuar dosjes hetimore, Veliaj shkruan se meqë prokurori Dado e akuzon për vepra penale që mund të shkojnë deri në 27 vite burg, gjyqtari Bano ka arsyetuar se ekziston rreziku i arratisjes nga Veliaj.

Por, në të njëjtën ditë që agjentët e BKH e arrestuan në zyrën e tij në Bashkinë e Tiranës, Veliaj thotë se u kthye nga Gjermania. Madje, thotë se udhëtoi edhe 2 herë në SHBA, më 30 dhjetor dhe 20 janar dhe u kthye sërish.

S.G/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD shpërblen aleatët me 8 mandate të sigurta, si e vlerësoni?