Arben Isufi

Kronikë

6 makina luksoze, 7 biznese dhe 3 prona, SPAK sekuestron 13 pasuritë e Arben Isufit, i forti i Fierit i njohur si 'Ben Qimja'

5 Tetor 2021, 21:14| Përditesimi: 6 Tetor 2021, 10:28

  • Share

Prokuroria e Posaçme ka vendosur sekuestro ndaj 13 pasurive të Arben Isufit, i njohur ndryshe si 'Ben Qimja'. SPAK, i kontaktuar nga Report Tv konfirmoi lajmin, ndërsa më shumë detaje pritet të bëhen pubilke ditën e nesërme.

'Ben Qimja' rezulton pronar i disa bizneseve dhe sipërfaqesh toke, që janë vlerësuar se janë produkte të krimit dhe të pajustifikuara financiarisht nga Isufaj.

Në shkurt të vitit të kaluar, OFL i nisi Isufajt edhe formularin e vetëdeklarimit të pasurive.

'Ben Qimja' njihet si njeriu që është përballur disa herë me policinë, prokurorinë dhe gjykatat, ku akuzat kanë qenë për trafik ndërkombëtar droge heroinë dhe kokainë nga Holanda, etj, ndërsa tashmë është i lirë pasi pak vite më parë u rrëzua edhe kërkesa e Italisë për ekstradimin e tij drejt vendit fqinj për trafik kokaine.

Disa herë ai është arrestuar në Shqipëri me sasi të mëdha marijuane, ndërsa ka pasur edhe përballje me policinë. Por në vitin 2009 u vendos edhe fati i tij përfundimtar kur Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e la të lirë për mungesë provash.

Përsa i përket pasurisë, dyshohet se ai ka mundur të përfitojë shuma të konsiderueshme parash nga aktiviteti kriminal, të cilat dyshohet se i ka investuar në Shqipëri, ku një pjesë të pronave janë të rregjistruara në emër personave që janë rreth familjar. 

Pasuritë e sekuestruara:

1. Objekti "Pulari", shoqëria tregtare e emërtuar "ISUFAJ 2001", me NIPT. K23019402P, e përbërë nga 1 (një) godinë, me objekt të aktivitetit "Rritje dhe tregtim të zogjve të pulës, me shumicë e pakicë”, e cila ndodhet me seli në fshatin në Grizë-Patos.

2. 33% e kuotave të kapitalit të Shoqërisë "AKILI ALB" SHPK, me Nipt. L12805404G, i regjistruar më datë 05.04.2011, me datë themelimi 05.04.2011 me fushë veprimtarie: “Prodhimin, tregtimin dhe përpunimin e produkteve bujqesore e blegtorale, import eksport, prodhim të fidanëve frutorë”, me vend të ushtrimit të aktivitetit; në Fier, Lagjia “Apollonia”.

3. Subjekti i regjistruar me emrin Tregtar "ISUFAJ-2004" SHPK, me Nipt. K52826402G, i regjistruar më datë 26.04.2005, me fushë veprimtarie: “Per zbatim, punime dheu, sistemime, tarracime terrenesh etj, prodhim materiale inerte, rere, çakull, gurë, mermer etj. Ndertime civile dhe ekonomike, ndertim vepra arti, rikonstruksione. Për projektim, plan vendosje objekte të veçanta, projektim i veprave të zakonshme prej murature, tulle, guri etj. Projektim rruge auto kat. V, IV. Projektim vepra arti të vogla, supervizim dhe kolaudim”, me vend të ushtrimit të aktivitetit; zyra qëndrore e shoqërisë në Shqipëri; Fier, lagjja “Konferenca e Pezës”.

4. Një pasuri të paluajtshme e llojit "Truall", me sipërfaqe 3,289.00 m2, e cila ndodhet në Fier.

5. Një pasuri të paluajtshme e llojit "Tokë pa Frut", me sipërfaqe 14.000 m2, e cila ndodhet në Hasturkas - Fier.

6. Një pasuri të paluajtshme e llojit "Arë", me sipërfaqe 1.467 m2, e cila ndodhet në Sheq i Madh - Fier.

7. Një pasuri të paluajtshme e llojit "Arë", me sipërfaqe 5.600 m2, e cila ndodhet në Sheq i Madh - Fier.

8. Automjet lloji autoveturë, marka AUDI A8.

9. Automjeti lloji autoveturë, marka MERCEDES BENZ ML270CDI.

10. Automjeti lloji autoveturë, marka MERCEDES BENZ 300D.

11. Automjeti lloji autoveturë, marka DAIMLER CHRYSLER S500.

12. Automjeti lloji autoveturë, marka MERCEDES BENZ S63 AMG.

13. Automjeti lloji autoveturë, marka AUDI A8L.

Komento

Komente

  • Agjenti: 06/10/2021 15:11

    Popull mistik jemi. Kenaqesh kur lexon komentet si shahen me njeri tjetri. Njera pale mbeshtet kriminelin tjetra pale e denon. ????‍♂️????‍♂️????‍♂️

    Përgjigju
  • Lui: 06/10/2021 09:06

    Ti je babuci jon ti je mesuar me sfida te tilla ja dalesh dhe kesaj here,,Ti e di qe kaq gjera ti ja dhuron jerzve ne vit keto qe ka sekuestruar spaku .....ju qe shani motrat ne pithe te terve ,,,

    Përgjigju
  • Erdi: 06/10/2021 04:26

    Qimja kokrre kriminelit e fusni brenda per te jeten e mbetur

    Përgjigju
  • vlore: 06/10/2021 01:28

    po ti qiet motra n pith

    Përgjigju
  • Noku: 05/10/2021 21:16

    Po pse Spak me ben qimen do meret apo me politikanet e korruptuar qe kan vjedh dhe vazhdojne akoma bashk me gjykatsit ben qimja esht i fundit qe ti sekuestrohen pronat

    Përgjigju
  • Kriseli: 05/10/2021 20:15

    Ben qimja ka vrare shantazhu .jo ti sekuestrohet pasuria por ti vihen prangat.

    Përgjigju
    • Toni: 06/10/2021 14:33

      Po ka vrare shume ate ne tirane ate ne vlore ne fier 5 veta me kokain meret nga hollanda me gjithe banden e ti qe e ka ne vlore po mos shani ne tel se jeni kokra e legenave

    • Budallai: 06/10/2021 04:33

      Te lirohen nga burgu te gjithe kriminelet se mua s'me kane vrare asnje njeri.

    • Endri: 06/10/2021 01:11

      Po pse o moterqir ty ti mori

    • Oldi: 06/10/2021 01:11

      Po pse ore moterqir ke t vrau ty

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?