Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj e ka konsideruar si një shkelje të rëndë të Apelit të GJKKO vendimin për shtyrjen e seancës ku do shqyrtohet kërkesa e tyre për lirimin e Berishës nga arresti shtëpiak.
Sipas tij, vendimi për masën e arrestit shtëpiak për është i pavlefshëm, ndërsa theksoi se prokurorët vijnë në seancë gjyqësore me të njëjtat kontestime.
“Ai vendim është marrë pa u shqyrtuar kërkesa e përjashtimit për gjyqtaren Irena Gjoka. Ajo kërkesë është shqyrtuar pas një jave, ndërkohë që ajo gjykate ishte në dijeni të kërkesës tonë dhe kjo e bën të pavlefshëm. Ne sot parashtruam të gjitha shkaqet por gjykata e Apelit rrëzoi kërkesën për të administruar konstatim e gjykatës së shkallës së parë për qenien tonë brenda afatit. Është shkelje e rëndë proceduriale që sjell pavlefshmërinë e vendimit të GJKKO-së. Gjykata e shtyu vendimin për nesër.
Ne sot parashtruam të gjitha shkaqet pse ky vendim është i pavlefshëm. Prokurorët mbajtën një qëndrim variabël, ne folëm 2 orë e gjysmë ata kontestuan për 5 minuta. Prokurorët i qëndruan kërkesës së tyre! Dje thoshin nuk paraqitet (Sqarim: Për Sali Berishën), sot vepra penale e rëndë. Vendimi për të mos administruar sot dosjen për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka është shkelje e rëndë e Gjykatës së Apelit çka përbën përgjegjësi të madhe për gjykatësen, sepse çështja nuk mund të shqyrtohet me objektivitet nëse nuk administrohen të gjitha provat faktet dhe vendimet të cilat kanë lidhje me vendimin e shkallës së parë.
Por do presim vendimin nesër në orën 09:00. Mungesa e gjykatës i bën prokurorët që të vijnë si në bar-kafe. Nuk e kanë problem për argumentet që parashtrojnë. Palët nuk janë të barabarta në gjykim. Nesër presim vendimin”- tha avokati.
Lajmi kryesor:
'Partizani'/ Berisha kërkon ‘lirinë’ në Apelin e GJKKO-së! Gjyqtarja që liroi Malltezin shtyn për nesër shpalljen e vendimit
B.V//ReportTv.al