SPAK kërkoi 1 vit burg për falsifikim dhe fshehje pasurie, GJKKO shpall të pafajshme Etleda Çiftjan! Anëtarja e KPK: Përmës meje sulmuan reformën në drejtësi

16 Shtator 2022, 08:44| Përditesimi: 16 Shtator 2022, 14:58

  • Share

Etleda Çiftja shpallet e pafajshme. GJKKO e ka liruar nga të dyja akuzat anëtaren e KPK, Etleda Çiftja. SPAK kërkoi dënimin me 1 vit burg pasi akuzohet për falsifikim dokumentesh dhe deklarim të rremë pasurie. Vendimi është marrë nga gjyqtari Erion Bani, duke përcaktuar kështu fatin në drejtësi të Etleda Çiftjas.  

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, raportoi se akuzat që rëndonin mbi Çiftjan ishin “deklarim i rremë” dhe “falsifikim” dokumentesh në formë përdorimi. Vetë anëtarja e KPK, Etleda Çiftja tha se përmes çështjes së saj shumëkush është përpjekur që të dëmtojë reformën në drejtësi.

"Shpresoj që ky vendim t’i japë fund. Unë asnjëherë nuk kam pasur probleme. SPAK ka bërë punën, ashtu e ka gjykuar, drejtësinë e jep gjykata jo prokuroria. Unë dua shumë që SPAK të vijojë punën dhe të jetë në objektivin e duhur për të cilin është krijuar", tha ajo. 

Në vendimin e saj gjykata thotë se nuk mund të konsiderohet deklarimi i rremë i pasurive kur kemi të bëjmë me gabime materiale, parregullsi ku futen dhe mosplotësimi i të gjitha rubrikave të deklaratës, duke lënë pasuri të ligjshme të padeklaruara apo plotësime të gabuara të deklaratës së pasurisë lidhur me burimin apo vlerën e pasurisë, për të cilat subjekti i deklarimit thirret nga ILDKPKI-ja për t’i ndrequr ato.

“Gjithashtu, neni 28 i Ligjit Nr. 9049, datë 10.4.2003 ka përcaktuar qartësisht se ILDKPKI-ja bën kallëzim penal në prokurori vetëm atëherë kur konstatohet se pasuritë që subjekti i deklarimit ka deklaruar apo që nuk ka deklaruar dhe që janë konstatuar gjatë hetimit administrativ janë krijuar në mënyrë të paligjshme, ku përshihen rastet e korrupsionit apo abuzimit me detyrën shtetërore. Ky qëllim i Ligjvënësit ka ekzistuar që me miratimit e Ligjit Nr. 7903, datë 08.03.1995 “Për deklarimin e pasurive të zgjedhura dhe të disa drejtuesve e punonjësve të shërbimit publik”, ku në nenin 9 të këtij ligji parashikohej se: “Organet e ngarkuara me gjykimin e kundërvajtjeve administrative sipas këtij ligji, krahas dënimit me gjobë vendosin edhe për pasurinë e fituar nga burime të paligjshme prej personave të përcaktuar në nenet 1 dhe 4 të këtij ligji. Kjo pasuri konfiskohet nga policia financiare dhe kalon në dobi të shtetit”, thuhet në vendim.

Gjykata thekson se si fshehja e pasurisë ashtu dhe deklarata e rreme e pasurisë bëhet me dashje për të fshehur pasuritë e padeklaruara ose për pasuritë e deklaruara të cilat janë fituara nga burime të paligjshme e të pajustifikuara, sepse nuk ka sens logjik dhe juridik që bëhet deklaratë e rreme me dashje për pasuritë e deklaruara e që janë fituar në mënyrë të ligjshme nga burime të ligjshme e të justifikuara. Në këtë rast do të ishin përpara një deklarate pasurie të paplotë dhe të parregullt që korrigjohet në përputhje me procedurën e parashikuar nga ligji.64.

Pavarësisht deklarimeve jo të plota të subjektit në vitet 2003-2004 për pasurinë likuiditet, nga leximi dhe analiza logjike e deklarimeve të bëra prej tij qoftë në DPV-në e vitit 2004, qoftë në shpjegimet e dhëna gjatë hetimit administrativ, në çdo rast, subjekti justifikon me burime të ligjshme pasurinë e deklaruar prej tij edhe në version e pranuar prej Komisionerit Publik se ai zotëron me bashkëshorten të gjithë shumën. Në lidhje me këtë çështje, GJKKO nënvizon qëndrimin e konsoliduar tashmë se pasaktësitë në deklarime periodike të pashoqëruara me mungesë të burimeve të ligjshme për krijimin e pasurive, nuk mund të konsiderohen si shkaqe që mund të ngarkojnë me përgjegjësi subjektin e rivlerësimit në kuadër të këtij procesi….

Pak javë më parë, prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mori të pandehur anëtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për akuzat “deklarim i rremë” dhe “falsifikim” në formë përdorimi. Sipas akuzës deklarimi i rremë është kryer nga Çiftja në komisionet e përzgjedhjes së saj për një pozicion në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Çiftja është anëtarja e trete që është vënë nën hetim nga SPAK. Çiftja akuzohej se ka bërë deklarim të rremë për blerjen e apartamentit të banimit, te dy parcelave tokë arë me sip 1450 m2 dhe me sip 3440 m2, mënyrën e fitimit të pronësisë për dy sipërfaqet e tokave arë si dhe në lidhje me qëllimin e  marrjes së një kredie

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

Ora 13:51
SPAK kërkoi 1 vit burg për falsifikim dokumentesh dhe fshehje pasurie, GJKKO shpall të pafajshme anëtaren e KPK, Etleda Çiftja

1662978022_1655306663Etledaiftja.jpeg

Etleda Çiftja shpallet e pafajshme. GJKKO e ka liruar nga të dyja akuzat anëtaren e KPK, Etleda Çiftja. SPAK kërkoi dënimin me 1 vit burg pasi akuzohet për falsifikim dokumentesh dhe deklarim të rremë pasurie.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 17/09/2022 02:04

    Justifikimi i gjykates per nxjerrjen e subjektit te akuzuar si //e pafajshme//eshte absolutisht qesharak dhe pa baza.Gabimet ne plotesim deklaratash,deklarim pasurish,etj,mund t'i falen nje njeriu te thjeshte,megjithese dhe njeriun e thjeshte keta gjykates,po t'ju bjere ne dore, e hane te gjalle nese dokumentet kane gabim nje date,nje shkronje,apo nje presje,por nuk mund t'ju falet ketyre njerezve qe nuk jane analfabete funksionale,qe jane diplomuar ne shkolle pikerisht per te ndjekur e plotesuar nje per nje cdo germe,cdo,date,cdo presje e cdo numer e cdo ligj!!

    Përgjigju
  • Keno: 16/09/2022 19:48

    Bej cudi sesi shumica e gjyqtareve dhe prokuroreve ne kete vend blejn toke are. Jane shume "largpames" ose endra e tyre kur kane qene femije ka qene te behen bujq. Gjithesesi Cifja nuk e ka hedhur lumin akoma se ka dhe shkalle apeli.

    Përgjigju
  • Nasho: 16/09/2022 19:44

    Te kishte qene ndonje hallexhi si keta te ofl-ve, do t’a kishte pjekur Gjykata…

    Përgjigju
  • Artan: 16/09/2022 17:35

    Ligji eshte per fakirat jo per llojin e ketyre. Te shikohet nese kjo zonja a ka lidhje me vendimarrjen e Vettingut te ketij figures, Banit. Keta jane mostra. E aplikojne ligjin e ashper kunder fakirave..Nuk do kete drejtesi ndonjehere ne kete vend.

    Përgjigju
  • Spak: 16/09/2022 17:16

    E njejta kontrate me te njejten date nr.prot e nr.rep me vlera te ndryshme e perdorur ne dy institucione te ndryhsme nuk eshte e fallsifikuar ???? CUO VADIS Erjon Bani

    Përgjigju
  • Tino: 16/09/2022 17:05

    Po reformen ne drejtesi spak po e lufton ??? Se nuk po e kuptojm kte

    Përgjigju
  • Aliu: 16/09/2022 16:24

    Të presim njëherë, se ka dhe apelim. Dhe Apeli i GJKK, nuk është si rrumpalla e shkallës së parë. Nëse SPAK nuk e apelon, do të thotë që ka qenë palë me këtë Çiftjatelin.

    Përgjigju
  • Arian Abazaj: 16/09/2022 15:55

    Turp te keni.per të njëjtat gjëra ajo ka nxjerrë nga drejtësia me dhjetra gjyqtarë e prokurorë turp me dy standarte,kjo është drejtësia e re

    Përgjigju
    • Tari: 16/09/2022 17:08

      Arian kjo është drejtësia e Koci Xoxes, uroj te jesh mire vëlla

  • Marian Laca: 16/09/2022 15:04

    Ja pra qe krisma ska pasur. Se mos degjoi kush gje. Ha ha ha ha ha

    Përgjigju
  • populli: 16/09/2022 14:26

    Nuk me duket i pranueshem vendimi i GJKKO, pasi nga SPAK denohet me 1.5 vite ketu nga gjukata shpallet e pafajshme vajza nga Kryevidhi. O zot bej derman. SPAK duhet te pergjigjet ose te ike, rruge tjeter nuk ka.

    Përgjigju
  • Keni: 16/09/2022 14:23

    Vajte nga vajte dhe e cove ne origjine, e bere tamam camshme sic te ka hije. Deliri qe te ka hipur do te rrezoje nje dit

    Përgjigju
  • Punetori i devotshem: 16/09/2022 14:09

    Gjynof mos i bini ne qaf kot,tashi e pastrun komplet me vendimin,e nxoren te kulluar,reforma ne tepsi

    Përgjigju
  • Ermira: 16/09/2022 14:08

    Bravo Erjon se ia ktheve nderin se te vleresoi si gjyqtar te pashoq ne seancen e vettingut! Turp te te vije po nejse tani ia hodhe lumit ti. Koleget e tu i hoqi per pjata fasulesh kjo hibridja.

    Përgjigju
    • Tari: 16/09/2022 17:06

      Brava Ermira

  • Turi: 16/09/2022 14:01

    Hahahah Hahahah na kenaqet vertet shtet keni bere ku cdo gje funksionon . Nga momenti qe vjen cdo ambasador i huaj dhe ben ligjin nga momenti qe kur dikush punon me drejtesi dhe shkarkohet gjoja ishte pro Rus ky vend do te jete wc e botes

    Përgjigju
  • Hahahahaha: 16/09/2022 13:55

    O gjkkkkkja vetem te pafajshme se nxjer dot se ben muuuu si gomari kjo qe ka bere pushka ciftja,nejse kjo eshte drejtsi me integritet

    Përgjigju
  • Tre: 16/09/2022 10:56

    Reforma fatkeqesisht deshtoi. Me çifte dhe kobure sbehet kjo pune. Po kimi Çfare mendimi ka valle.

    Përgjigju
  • Loni: 16/09/2022 10:00

    Hahahah ajo qe do gjykonte te tjeret edhe do jepte vleresime na doli me probleme. Hajde hajde si do ishim ne mos kishte kesisoj figurash. Nga I pari deri ne fund Po keto njerez Jane edhe kan besim te spak e drejtesia polluta injorante e ketij vendi... Hahahhaha metodat speicale edhe kurset intensive me usa! A ska per tu ber ky vend edhe per nja 20 vjet te tjera jooo... Show vazhdon...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?