Avokati i Jamarbër Malltezit, Klodian Skënderi ka dorëzuar këtë të martë në SPAK vërtetimin për llogari të Gjykatës së Posaçme të shumës së garancisë për zëvendësimin e masës së sigurisë. Tashmë pritet që prokurorët e çështjes të bëjnë urdhrin e ekzekutimit.
Një ditë më parë, GJKKO vendosi lirimin nga arresti shtëpiak të dhëndrit të Sali Berishës kundrejt garancisë prej 3 milionë lekësh. Lirimi i tij vjen 20 muaj qëndrimi në arrest shtëpiak. Ai u arrestua në 21 tetor të vitit 2023 në Aeroportin Nënë Tereza, në kuadër të hetimeve për aferën Partizani. Një muaj më pas, gjyqtarja e Apelit të GJKKO Ilirjana Olldashi e la Malltezin në arrest shtëpie.
Ai akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash. Sipas SPAK, ai ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.
Vendimi për Malltezin u mor nga gjyqtarja Elsa Ulliri, e cila kryeson trupën gjykuese në procesin e aferës “Partizani”. Ajo do të vazhdojë të gjykojë dosjen, pasi gjykata rrëzoi gjithashtu një ditë më parë edhe kërkesën e saj për dorëheqje.
Komente
