Ministri i Financave Petrit Malaj tha se gjoba 110 milionë eurot dhënë nga Gjykata e Arbitrazhit në Belgjikë për shtetin shqiptar janë në dorë të përmbaruesit privat por vendimi ende nuk është ekzekutuar dhe kjo është një cështje në zhvillim e sipër.
Buxheti ka një fond rezervë të parashikuar për cështje gjyqësore. Megjithatë kjo është një cështje akoma në zhvillim e sipër. Përmbaruesi privat ka fondet por po pret nga ana tjetër të gjitha pretendimet që kanë palët. E ndër pretenduesit për këto fonde është dhe qeveria shqiptare' tha Petrit Malaj.
Ndërkohë kreu I grupit parlamentar të PD-së tha se do të kërkojë interpelancë me Ramën javën e ardhshme.
“Javën e ardhshme në interpelancë edhe kryeministrin për këtë cështje. Media raporton që ish pronari I Agon Channel i mbyllur me ndërhyrje direkte të kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj, ka arritur të marrë gjobën 120 mln euro. Meqë buxheti parashikon detyrimet që qeveria ka në kuadër të proceseve të arbitrazhit. A mund të na thoni si ndikon ky ekzekutim që raportohet nga mediat që ka ndodhur nga përmbaruesit belg në buxhetin e shtetit' tha Gazment Bardhi.
Një hetim i ri ngriti dyshime të forta mbi vlefshmërinë e vendimit të gjykatës në Belgjikë për t’i dhënë biznesmenit Francesco Becchetti 110 milionë euro, në çështjen e arbitrazhit kundër Shqipërisë. Kështu ka zbuluar agjencia mediatike europiane ‘IntelliNeës’, sipas së cilës “biznesmeni italian orkestroi një skemë mashtrimi për të ndikuar në vendimin e arbitrazhit në favor të tij”. Ndërkohë qeveria shqiptare deklaroi se do të vazhdojë luftën juridike për të mbrojtur vendin tonë.
Nw shkurt tw 2022 Gjykata e Tranës dënoi me 17 vite burg sipërmarrësin italian Francesco Becchetti, pronar i televizionit Agon Channel, i cili u mbyll, pas hetimeve që prokuroria shqiptare zhvilloi ndaj tij në vitin 2015.
Ju beni furce km por leket do i paguajme ne, edhe ju qe i uleni ne gjunj atij. Gjithsesi juve nukju vjen keq, se e kapni naj cop tort neper tendera e ppp'ra po populli shkrete ca taksirati ka
PërgjigjuPopulli ka tsksirat Noc Rrokun kryeministër ????