'Gjoba cenon liritë e njerëzve', Rama-Metës: Po helmon popullin me SHPK-në  e tij të falimentuar

20 Tetor 2020, 11:46| Përditesimi: 20 Tetor 2020, 12:00

  • Share

Kryeministri Rama i ka kthyer përgjigje presidentit Meta, i cili tha se vendosja e gjobave për maskat janë cenim të lirive të njerëzve  dhe po e kthen OSHE në  një instrument policor dhe elektoral. Rama i cilësoi këto deklarata si helm që i hidhet popullit në një kohë që ai duhet mbrojtur dhe ndërgjegjësuar për covid-19. Rama tha se meta me SHPK-në e tij të falimentuar kërkon që sa i dëshpëruar është vetë të bëjë edhe popullin të ndihet njësoj si ai.

“Ne aplikojmë gjoba, prej ditës së parë. Dhe çohet e ndjesë se nuk do duhet të bëhet personazh në fjalim, çohet Presidenti e flet për gjobën maskat, si shantazh ndaj lirive e të drejtave, sepse për të nuk ka rëndësi asgjë tjetër, veçse si të helmojë e të dëshpërojë popullin e vet, që kur të vijnë zgjedhjet të mbledhë c’të mundet për SHPK-në e tij të falimentuar, të dëshpëruar nga helmi. Imagjinoni që të dalë mbretëresha e Britanisë, presidenti Italisë apo Francës, kancelarja e të thotë është shantazh. Sot gjoba në Neë York shkon në 15 mijë $, në Europë, shkon mesatarisht 1 mijë euro, dhe gjobat që shkojnë deri në ekstreme si një çift që puthen në park ku s'kanë njerëz hanë gjobë se s kanë të njëjtën adresë. Kjo është luftë duam s’duam ne është luftë, Si mund të thuash shantazh, si mund të bësh kërshëlliqe të tilla sikur je në pyll” u shpreh Rama.


Lajmi kryesor:

Ngrihet Task Forca pro shëndetit për respektimin e masave anti-covid! Rama: Të shmangim një mbyllje të dytë! Kjo është luftë, kufizimet jo shantazh ndaj të drejtave të njeriut


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?