Grupimi 'Tifozat Kuq e Zi'

Sport

Gjoba nga FIFA, Tifozat Kuq e Zi 'thumbojnë' FSHF-në: Politikat që na larguan nga stadiumi, morën dënimin më të rëndë

23 Korrik, 14:08| Përditesimi: 23 Korrik, 14:14

  • Share

Federata Shqiptare e Futbollit u dënua nga FIFA me 173 mijë euro gjobë për sjelljen e gabuar të tifozëve në ndeshjen kundër Serbisë në Tiranë, si edhe me reduktimin e 20 përqind të stadiumit në sfidën e radhës kundër Letonisë.

Paçka se tifozët ultras të Kombëtares, Tifozat Kuq e Zi (TKZ), nuk ishin në stadium, FIFA i ka treguar FSHF-së gjobën e majme. Ka qenë ky fakt që ka bërë TKZ-në të "thumbojë" federatën. Sipas tyre kjo është gjoba më e madhe që FSHF ka marrë, paçka se kërkoi të kontrollonte tifozët dhe nuk u dha bileta grupimit të tyre, pas një "lufte" që nisi me bashkorganizimin e Euro 2027 për U21 mes Shqipërisë dhe Serbisë.

"Një herë vendosën ta eliminojnë TKZ-në nga shpërndarja e biletave dhe ja rezultati: 161.000 euro dënim. Ky dënim kaq i madhë në vlerë monetare nuk ka ndodhur asnjëherë, as kur të gjitha tifogrupet kanë qenë në stadium prezent. Ky është "menaxhimi i kontrolluar" i biletave nga ana e FSHF-së. Kjo është pasqyra e vërtetë e politikës ndaj tifozëve të saj besnik", shkruan TKZ.


Lajmi kryesor:

Shqipëri - Serbi/ FSHF dënohet me gjobë 173 mijë euro, FIFA mbyll 20% të stadiumit për ndeshjen me Letoninë


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sigurim i detyrueshëm i banesave ose s’merr shërbim nga shteti, si ju duket?