Skuadra e Serbisë

Gjoba për Serbinë dhe Meksikën, FIFA masa të ashpra për tifozët

21 Qershor 2018, 12:20| Përditesimi: 21 Qershor 2018, 12:26

  • Share

Të parat që e kanë pësuar nga FIFA kanë qenë kombëtaret e Meksikës dhe Serbisë. Ato janë gjobitur nga organi më i lartë i futbollit për shkak të sjelljeve diskriminuese të tifozëve të tyre.

Përkatësisht FIFA ndëshkoi me 10,400 dollarë ekipin serb, pasi tifozët e saj shpalosën një pankartë fyese dhe politike në ndeshjen ndaj Kosta Rikës.

Pankarta kishte të bënte me kohën e Luftës së Dytë Botërore. Ekipi i Meksikës u dënua për koret diskriminuese ndaj portierit Neuer.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?