Pas gjobës së IKMT ndaj kompanisë “Viola-Green SHPK” me seli në Tiranë që duhet të bënte pastrimin e mbetjeve urbane në Rrogozhinë, kamera e Report Tv është ndalur në landfillin në natyrë ku masa administrative 2 mln lekë duket se s'ka ndryshuar asgjë. Buzë lumit Shkumbin vijojnë të hidhen mbetjet urbane të cilat digjen në natyre, duke shkaktuar ndotje të dyfishtë: të ujit dhe ajrit.
Kryetarja e bashkisë së Rrogozhinës, Antonela Dedej në një prononcim të dhënë të martën për Report Tv tha se "konstatojmë se shumë subjekte kanë hedhur mbetje jo ligjërisht aty. Përmes një vendimi të këshillit bashkiak do të rehabilitojmë këtë zonë dhe s'do lejojmë më mbledhjen e mbeturinave", tha ajo. Po sipas Dedejt, sipërfaqja ku sot hidhen mbeturina do të mbillet me fidanë.
Foto nga djegia e mbetjeve në Rrogozhinë pranë Shkumbinit
Per (shembjen e teatrit ) po behet gjithe ajo zhurme (ose ka shume dhimbje) kurse per natyren nuk i intereson askujt.
Përgjigju