Gjobat gjatë pandemisë, falen 7200 masa administrative të periudhës 8 mars-7 tetor

19 Tetor 2020, 15:27| Përditesimi: 19 Tetor 2020, 15:29

  • Share

Komisioni i Ekonomisë ka diskutuar dhe miratuar sot aktin normativ për faljen e gjobave të vendosura në pandemi nga data 8 mars deri në 7 tetor.

Edhe pse ende nuk ka dalë udhëzimi përkatës për faljen e gjobave të vendosura gjatë periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19, si dhe për masat administrative të vendosura nga strukturat e njësive të vetëqeverisjes vendore, përfshirë këtu dhe masat administrative të vendosura ndaj familjeve të prekura nga tërmetet e datës 21 shtator dhe 26 nëntor 2019, për riparimin/rindërtimin e banesave individuale, zëvendësministrja e Financave Vasilika Vjerro, dha disa të dhëna për numrin e përfituesve.

Janë rreth 7200 gjoba të vendosura gjatë kësaj periudhe për shkelje karantinimi, shërbimi në ambiente të brendshme, shkelje të orareve, organizim dasmash ose festash që falen. Sipas Vjerros shifra më e sakte fo të bëhet publike në udhezimimin që do të dalë.

Ndërsa sa i takon faljes së gjobave të familjeve të dëmtuara nga tërmetet dhe që kane bëre ndërtime dhe riparime pa leje, vetëm ne bashkine tiranë falen 600 gjoba.

Nga akti i parë normativ për faljen e gjobave të vendosura në karantinë Vjerro tha se janë kthyer vetëm 600 mijë lekë pasi masa e gjobave ka qene e ulët.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?