Tërheqja e Fenerbahces nga Kupa

Gjobë 115 mijë euro për Fenerbahcen, trajneri pezullohet me 60 ditë

11 Prill, 18:32| Përditesimi: 11 Prill, 18:35

  • Share

Federata Turke e Futbollit (FTF) e ka gjobitur skuadrën e Fenerbahçes me 115 mijë euro këtë të enjte për braktisjen e Superkupës së Turqisë.

Fenerbahce zbriti në fushë me 19-vjeçarët përballë Galatasarayt, por u tërhoq nga fusha pas golit të Icardit. Edhe trajneri i klubit, Ismail Kartal, u pezullua me 60 ditë pasi urdhëroi skuadrën e tij të braktiste lojën.

Kjo luftë mes Fenerbahçes dhe FTF-së shpërtheu kur skuadra verdheblu u sulmua nga disa tifozë të Trabzonsporit pas një ndeshje të Superligës.

Që atëherë, presidenti Ali Koç ka denoncuar ekzistencën e një “rrjeti të fshehur në futbollin turk”, i cili “vendos rrjedhën e kampionatit nëpërmjet arbitrave”. Klubi turk do mbledhë Asamblenë dhe me 20 mijë tifozë po diskutojnë për tërheqjen nga kampionati.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?