Gjobë biznesmenit në Bulqizë dhe qëlluan me armë në ajër, arrestohet një nga autorët (VIDEO)

24 Qershor 2020, 11:20| Përditesimi: 24 Qershor 2020, 11:32

  • Share

Policia e Bulqizës ka arrestuar një nga autorët, të cilët pak ditë më parë kërcënuan me gjobëvënie biznesmenin Gëzim Balla dhe më pas qëlluan edhe me armë zjarri në ajër.

Në kuadër të operacionit të koduar "Vajkal" u arrestua shtetasi Alban Tançi, person me precedent penal në fushën e krimeve ndaj personit dhe armëmbajtjes pa leje. Ndërkohë vazhdon të jetë në kërkim Feruzan Shehu personi tjetër i cili bashkëpunoi me Tançin.

Dy personat pasi kërcënuan biznesmenin qëlluan me armë zjarri në ajër në momentin që kanë konstatuar se po ndiqeshin nga Policia.

Policia sqaron se për Alban Tançin, Gjykata e Shkallës së Parë Dibër, në qershor 2019, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" në mungesë, për veprat penale “Vrasja me paramendim, mbetur në tentativë” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”. "Ky shtetas, më datë 16.06.2019,  në vendin e quajtur "Unaza e Re" Bulqizë, në bashkëpunim me vëllanë e tij M. T., i cili është arrestuar pas ngjarjes, ka qëlluar me armë zjarri, për motive të dobëta, në drejtim të shtetasit B. D. i cili mbeti i plagosur në dorë, jashtë rrezikut për jetën", sqaron policia.

Materialet hetimore shtesë do t’i kalojnë Prokurorisë Dibër, për veprat penale "Vrasja me paramendim e mbetur në tentativë" , e kryer në bashkëpunim dhe "Armëmbajtja pa leje”.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?