Foto ilustruese

Gjobë dy të moshuarve, dua 30 mijë euro ose tapinë e shtëpisë

11 Janar 2022, 15:57| Përditesimi: 11 Janar 2022, 15:58

  • Share

Ditën që zilja e derës bëri zhurmë 76 vjeçarja F.G , e cila jeton në afërsi të bllokut, pa nga syri magjik se personin matanë derës nuk e njihte aspak.

E moshuara njoftoi bashkëshortin që po qëndronte në kuzhinë për mikun e panjohur dhe mbasi diskutuan pak çaste vendosën ta hapin derën.

“Personi ishte i moshës 40 - 45 vjeç, me sy bojëqielli. Tha që ishte T.  dhe shkurt e shkoqur tha: djali juaj më detyrohet 30 mijë euro, i dua sot paratë”

Dy të moshuarit që më vonë përfunduan në polici e cila nga ana e saj ka nisur hetimet për gjobëvënie, kanë shtangur dhe të çuditur kanë kërkuar shpjegime

“ Di të flas edhe ndryshe, borxhet janë borxhe. Keni afat deri nesër” – ka deklaruar i panjohuri, i cili sipas të moshuarve ishte i veshur shtrenjtë dhe pa hezituar ka bërë prapakthehu dhe është larguar nga pragu i derës.

Sipas burimeve policore të Gazetasi.al, të moshuarit kanë mbyllur derën të tmerruar.

Ata i thonë policisë se jetojnë vetëm prej kohësh dhe se djali i tyre ishte larguar jashtë Shqipërisë në fillim të 2021 dhe nuk kanë asnjë pikë kontakti dhe mundësi komunikimi me të. Fëmijën tjetër po ashtu e kanë emigrant në një vend tjetër të Evropës.

“Nuk patëm asnjë mundësi të flasim me djalin A.G. , mbasi ai i ndërron numrat shpesh dhe na telefonon vetëm ai. Nuk dinim ç’të bënim ndaj vendosëm që mos t’i tregonim askujt, as policisë” shton i moshuari në denoncimin e tij

Por dy ditë më vonë, dy të moshuarve u ka dalë përsëri në rrugë i panjohuri.

Menjëherë mbasi ai u ka ndërprerë rrugën dhe i ka pyetur nëse i gjetën apo jo 30 mijë eurot kanë tentuar shpjegime dhe arsyet se përse duhet t’ia jepnin ata paratë. Në rast se ishte ashtu si ai pretendonte, pra në rast se i biri u kishte borxh.

“ Mua është prishur shtëpia...- ka thënë i panjohuri dhe djali juaj më ka borxhin dhe ka humbur çdo kontakt. Kështu që do i paguani ju”.

Edhe me urdhrin e dytë të moshuarit kanë vendosur të heshtin dhe ta lënë të kalojë pa u vënë re. Të tretën herë, kupa është mbushur.

“Ky djalë po na priste në derë të shtëpisë, kërkoi 30 mijë euro. Ne i thamë s’dimë çfarë ka bërë djali dhe nuk të njohim dhe jemi dy pleq. Ai u nxeh dhe kërkoi të hyjë brenda, kërkoi që në mungesë të parave ti jepnim tapinë e shtëpisë derisa të siguronim paratë”, - rrëfen në polici gruaja.

Menjëherë mbas këtij momenti , pasi ja kanë dalë të mbyllin derën ata janë konsultuar dhe kanë vendosur të telefonojnë policinë.

Frika e tyre më e madhe ishte përplasja me të riun e panjohur  që nuk u ndahej...

Policia i thotë Gazetasi.al se ky është një rast gjobëvënie mbasi nga veprimet e para është bindur që djali i dy të moshuarve s’ka pasur konflikte dhe as incidente në Tiranë.

 “Kemi administruar numrat e telefonit të të riut dhe presim të kontaktojmë me të” - pohoi një zyrtar police i cili ka urdhëruar sekuestrimin e çdo kamere në zonë për të kryer identifikimin e të panjohurit që ka paralajmëruar se do t’i dëmtojë dy të moshuarit/ Gazeta "Si"

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 12/01/2022 00:13

    Ky incident nuk duket aq i thjeshte sa e paraqesin.1-Prinderit vertet nuk kishin kontakt me djalin,por duhet te kishin telefonuar menjehere femijen tjeter qe te rivihej kontakti i munguar me djalin,qe t'a lajmeronin per incidentin.2-Nderimi i shpeshte i numrave te cel.nga ana e djalit eshte pak i cuditshem.3-Policia pretendon se djali ka nje fig.te paster ne Tirane,por nuk thote asgje, sa te paster e ka dhe jashte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?