TIRANE-Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar kërkesën për vetëdeklarimin e pasurisë 3 të dënuarve me vjedhje, gjobëvënie dhe vepra të tjera penale. Bëhet fjalë për Dorian Lecin, Taulant Neçajn dhe Maliq Ibrahimajn. Dorian Leci banues në Tiranë është i dënuar për vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim.
Leci bëri bujë me vjedhjen e 10.5 milionë lekëve të reja nga arka e minibashkisë nr.5 të Tiranës në vitin 2013. Leci, në atë kohë 37 vjeç ishte me detyrë Inxhinier ndërtimi tek minibashkia nr.10 dhe Orion Midha, ish-shofer i kësaj mini-bashkia teksa siguruan një çelës të arkës nga financierja e Njësisë nr.5 arritën të grabisnin shumën prej 10.5 milionë lekësh.
Taulant Neçaj është i dënuar për shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie, kundërshtim të punonjësit të policisë dhe shkatërrim prone. Taulant Neçaj është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare i dënuar më parë për veprat penale "shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.
Kjo vepër penale në ngarkim të tij ka ardhur pas denoncimit nga një vajzë, të cilës i bënte shantazh me një foto intime bashkë me një shokun e tij, duke i kërkuar para, në mënyrë që të mos i publikonte foton.
Ndërkohë ndaj Neçaj rëndojnë edhe veprat penale si “Shkatërrim prone” apo “Kundërshtim të punonjësit të policisë”. Vepër kjo e shtuar në të kaluarën e tij kriminale pas një episodi në vitin 2017 kur tropojani teksa ishte në kërkim për gjobvënie nuk i është bindur policisë dhe ajo është vënë në ndjekje të tij.
Maliq Ibrahimaj është i dënuar për vjedhje me armë e mbetur në tentativë dhe mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit. Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
E paska ulur steken OFL-ja! Pse keta na qenkan peshqit e medhenj? Shantazh me foto intime????
Përgjigju