'Gjobë përmes Tik Tokut', arrestohet në Elbasan 32-vjeçari, shantazhonte të riun se nëse s'do jepte para do i keqpërdorte fotot familjare

6 Janar, 14:07| Përditesimi: 7 Janar, 01:06

  • Share

Elbasan – Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi akuzohet se i kërkonte para një 29-vjeçari, duke e kërcënuar se nëse nuk e paguante do t’i keqpërdorte fotot e tij, si dhe të familjarëve.

32-vjeçari i identifikuar si Aldo Sabriu, ka shantazhuar për disa muaj, nëpërmjet rrjetit social "Tik-Tok", një 29-vjeçar, se nëse ky i fundit nuk do t’i jepte para, do t’i përdorte fotografitë e tij dhe të familjarëve, për të krijuar profile false në rrjetet sociale.

“32-vjeçari ka shantazhuar për disa muaj, nëpërmjet rrjetit social "Tik-Tok", një 29-vjeçar, se nëse ky i fundit nuk do t’i jepte para, 32-vjeçari do t’i përdorte fotografitë e 29-vjeçarit dhe të familjarëve të tij, për të krijuar profile false në rrjetet sociale. 
,- njofton policia.

Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar 2 celularë.

Arrestimi i 32-vjeçarit u bë në kuadër të planit operacional kombëtar "Sundimi i ligjit" dhe operacionit policor  "Gjobvënia".

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?