Foto ilustruese

Gjobiten 4 biznese në Durrës! Njëri organizoi festë, 3 të tjerët qëndruan hapur pas orës policore

29 Janar 2021, 09:37| Përditesimi: 29 Janar 2021, 09:41

  • Share

DURRËS- 4 administratorë biznesesh janë gjobitur pasi kanë shkelur masat anti-COVID.

Mësohet se administratorët janë gjobitur në masën e 1 mln lekëve, pasi 3 prej tyre qëndruan hapur pas orës 22:00 dhe një tjetër organizoi një festë.

“Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë secili, shtetasit:
D. D., administrator i një subjekti në lagjen nr. 1, Durrës, pasi ka organizuar një event festiv në kundërshtim me protokollet e sigurisë që parashikon Akti Normativ; 
A. K., administrator i një subjekti në lagjen nr. 1, Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke ushtruar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me Aktin Normativ;
F. M., pronar i një subjekti në Porto Romano, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke ushtruar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me Aktin Normativ.
F. M., pronar i një subjekti në Arapaj, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke ushtruar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me Aktin Normativ”, njofton policia.

Uniformat blu bëjnë apel për respektimin e masave.

“Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë pronarët dhe administratorët që të respektojnë me korrektësi masat masat anticovid, për të bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimit nga virusi dhe fton qytetarët të denoncojnë në Komisariatin Dixhital, cilindo pronar subjekti që nuk i respekton këto masa kufizuese duke u kthyer burim rreziku për qytetarët”, thuhet në njoftim.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?