Foto ilustruese

Gjobiten 6 biznese në Durrës për thyerje të rregullave anti-covid, bllokohet një tjetër pa licencë

18 Qershor 2020, 10:02| Përditesimi: 18 Qershor 2020, 10:06

  • Share

DURRËS- Gjobiten 6 biznese dhe është bllokuar një tjetër në qytetin e Durrësit për shkelje të rregullave pas kontrollit për respektimin e protokolleve të sigurisë për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Në lagjen nr. 13, Plazh, janë gjobitur me 100 mijë lekë 3 biznese, një piceri në administrim të Xh. A., një lokal në administrim të Sh. A. dhe një bar kafe në administrim të I. I.

Në lagjen nr. 1, Durrës, është gjobitur me 100 mijë lekë një parukeri në administrim të  E. T.

Kurse një bar restorant në administrim të V. N. dhe një yogurteri në administrim të M. M., janë gjobitur me masë 1 milionë lekë.

Gjithashtu u bllokua një bilardo në administrim të A. N., i cili nuk kishte licencën përkatëse për ushtrimin e këtij aktiviteti.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?