Kronikë

Gjobiten deri në 15 mijë lekë shoferët në Shkodër, shkelën rregullat e qarkullimit dhe kryen manovra të rrezikshme

28 Shtator, 09:37| Përditesimi: 28 Shtator, 09:45

  • Share

13 drejtues autoritetesh janë ndëshkuar me masë administrative nga Policia e Shkodrës pas moniorimeve intensive në vend të qarkullimit të automjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Nga monitorimet me dron, janë konstatuar 13 shoferë duke kryer shkelje me rrezik të lartë për tu bërë burim aksidentesh. Këta drejtues automjetesh u ndëshkuan me gjobë që variojnë nga 5 000 deri në 15 000 lekë.

“Shërbimet e Policisë Rrugore kanë intensifikuar kontrollet dhe monitorimin e lëvizjes së automjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut.

Si rezultat i monitorimeve të pandërprera në akset rrugore, duke përdorur edhe dronë, janë konstatuar shkelje të rregullave të qarkullimit, të cilat përbëjnë burim të lartë rreziku për përfshirje në ngjarje rrugore.

Gjatë monitorimit me dron, në akset rrugore “Shkodër-Hani i Hotit” dhe “Koman-Shkodër”, u konstatuan 13 drejtues automjetesh duke kryer shkelje me rrezik të lartë për përfshirje në ngjarje rrugore. Këta drejtues automjetesh u ndëshkuan me masa administrative që variojnë nga 5 000 deri në 15 000 lekë.

Policia Rrugore e Shkodrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos drejtojnë mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, njofton policia.

K.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mjaft me "Dekllarata"!: 28/09/2025 12:16

    Ne Shokder, keto dite te operacionit antikanabis (dite e vale 'aksioni'!), shume mire qe jane shtuar monitorimet, kontrollet e gjobat per shkelje te rregullave te qarkullimit e manovra te rrezikshme. Problem edhe me i madh eshte kur keto shkelje shihen te behen rendomte (me celular ne dore!) nga policet, oficeret, shefat e shoferet e tyre ne kushte normaliteti ditor e jo emergjence e/o urgjenca te lidhura me profesionin (ka sinjalistike te dukshme per keto raste!), ne levizje private. Kur do te monitorohen, kontrollohen, gjobiten, etj., etj. kjo kategori e paformuar profesionalisht e/o fodullesh ne policine e shtetit?

    Përgjigju
    • Dikush: 28/09/2025 21:20

      Vazhdo se je mirë.ka vdek sala me koh që i forti bante ligjin

  • Sondazhi i ditës:

    Shkarkimi i Veliajt, a duhet të ketë zgjedhje në Tiranë pa pritur Kushtetuesen?