Pronari i dyqanit në Fier që denoncoi dy indpektorët e AKU-së në Njësinë Antikorrupsion

Kronikë

Gjobitën padrejtësisht me 400 mijë lekë një dyqan fruta-perimesh në Fier, arrestohet një nga inspektorët e AKU-së, një tjetër pezullohet nga puna

23 Nëntor 2021, 15:51| Përditesimi: 23 Nëntor 2021, 15:59

  • Share

FIER- Një nga inspektorët e AKU-së në Fier që gjobitën padrejtësisht një dyqan fruta-perimesh me 400 mijë lekë është arrestuar. Në pranga ka rënë Mirel Koci, 48-vjeç, ndërsa inspektorja tjetër D. S., 33 vjeçe është przulluar nga detyra dhe i është dhënë masa 'detyrim paraqitjeje'. Ndaj Kocit rëndon vepra penale "Shpërdorim detyre" dhe "Falsifikimi i dokumenteve".

Kujtojmë që ky rast, ku dy inspektorët i kishin vënë gjobën padrejtësisht tregtarit u bë me dije nga ministri i drejtësisë Ulsi Manja, pasi vetë qytetari që kishte në pronësi dyqanin e kishte denoncuar këtë rast në njësinë Antikorrupsion.

Pronari i dyqanit të frutave-perimeve, Edmond Metushi ka thënë se gjoba e vendosur padrejtësisht ndaj tij nuk është hequr, por rezulton se duhet paguar. Ai ka bërë thirrje që drejtësia të veprojë, teksa ka pohuar se ka hapur një proces gjyqësor.  Ngjarja ka ndodhur më 14-15 shtator 2021, ndërsa Metushi akuzon inspektorët e AKU se i kanë falsifikuar firmën, pasi ai nuk ka firmosur kurrë.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?