Foto ilustruese

Dasmë në oborr, gjobitet me 1 mln lekë i zoti i shtëpisë në Bulqizë! E pësojnë keq edhe 5 pronarë në Tiranë, Berat e Durrës

9 Gusht 2020, 11:39| Përditesimi: 9 Gusht 2020, 12:56

  • Share

Gjatë ditës së sotme janë ndëshkuar 4 persona për organizim dasmash kundër rregullave për të parandaluar përhapjen e COVID-it, 2 pronarë lokalesh nmë Berat, 1 në Durrës dhe një person që po organizonte dasmë në oborrin e shtëpisë në Bulqizë.

Dy pronarë restorantesh janë ndëshkuar me 1.000.000 lekë gjobë pasi organizuan festë në Berat në  kundërshtim me Aktin Normativ. Dy bizneset në rrugën Berat-Uznovë janë të pronarëve me iniciale   V.S dhe E.A.

Gjithashtu edhe në Bulqizë është gjobitur një person me 1 milion lekë gjobë pasi organizoi dasmë në oborrin e banesës së tij. Në shtëpinë e B. Gj. ishte një  numër i madh personash duke u kthyer në burim rreziku për infektim dhe përhapje të COVID-19.

Gjithashtu në Durrës është ndëshkuar me 1 milion lekë pronari i një lokali,  pasi organizoi dasmë. Gjithashtu vihet nën hetim një 45-vjeçar, për "Prishja e qetësisë Publike". Lokali në fshatin Sallmone në Shijak është në pronësi të personit me iniciale Sh.Ç..

Ora 12:52
Dasma në kohë COVID-i, e pësojnë keq dy pronarët e restoranteve në Tiranë! Gjobiten me 3 mln

TIRANË- Organizimi i dasmave në kundërshtim me aktin normativ kundër COVID-19 u kanë kushtuar pronarëve të dy restoranteve në Tiranë 3 mln lekë! Edhe pse është e ndaluar që të zhvillohen ceremoni martesore, për shkak se nxisin grumbullime të njerëzve, kjo gjë nuk i ka penguar dy pronarët, të cilët janë ndëshkuar nga uniformat blu.

"Policia e Tiranës ka ndëshkuar me nga 3.000.000 lekë gjobë, pronarët e dy restoranteve, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë konstatuar dy restorante në të cilët ushtrohej aktivitet,duke organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.  Për subjektet në fjalë shërbimet e Policisë u kanë vendosur administratorëve S.GJ dhe I.S., masë administrative prej 3.000.000 lekë secilit.

Policia e Tiranës apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19", njofton policia.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 10/08/2020 01:06

    Bashkiaku I Los Angeles ka urdheruar qe t'u nderpritet uji dhe energjia elektrike te gjithe personave private qe bejne parties me shume njerez.Po keshtu guvernatori I Massachusetts ka urdheruar rimbylljen e te gjitha bareve,perfshi dhe ato qe maskohen si bar-restorante.Te gjitha keto per te luftuar Covidin.Duhet dhe Shqiperia te ndermarre akte te tilla ,te moderuara e ne varesi te numrit te infeksioneve qe ka cdo qytet ose qark.

    Përgjigju
  • Saranda: 09/08/2020 22:48

    Po per ditlindjen e taulantit me bashkeshorten me " 1 ore " fishekzjarre ne 2 te nates.... per te dyten here brenda muajit. Qe tmerroi mbreme dt 8.8.20 gjithe pushuesit, te huaj e vendas, Qe tremben femijet dhe shperthyen ne te qara, pse nuk vene gjoba te hoteli me 300€ nata!!! Ah plera plera.. te qarat e femiijeve ju kthefshin mallkim.

    Përgjigju
  • Ilo: 09/08/2020 20:50

    Mbajeni me shume se nuk ka njeri mundesi te paguaj 3000000 leke, njerzit po mundohem te mbijetojne. Turp duhet me shume sensibilizim. Mund tu ju a bllokosh si lokale po jo ti gjobisesh kaq shume sepse neser kur te permirsohen gjendja ai nuk punon dot dhe jo me te shlyeje gjoben keshtu qe te ju rrojne blloqet e gjobave.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?