Emirjana Sako

Fushatë në ambientet e një shkolle për 6 marsin, gjobitet me 100 mijë lekë kryetarja e Bashkisë së Durrësit

28 Prill 2022, 16:02| Përditesimi: 28 Prill 2022, 16:50

  • Share

DURRËS- Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, ka dënuar me 100 mijë lekë gjobë kryebashkiaken e Durrësit, Emirjana Sakon për shkak se kjo e fundit, ka përdorur ambientet e një shkolle të qytetit për të bërë fushatë në kuadër të zgjedhjeve të 6 marsit. Në provat e paraqitura nga “Qëndresa Qytetare”, janë përfshirë shkelje të bëra nga kryetarja aktuale e Bashkisë së Durrësit dhe gjithashtu edhe përfaqësues të tjerë të administratës publike.

Për pasojë janë marrë masa edhe ndaj drejtorit të shkollës, "Armath", i cili u gjobit me 5 000 (pesë mijë) lekë. 

"Komisioneri shpalli edhe vendimin për shqyrtimin administrativ të denoncimit të “Organizatës Qendresa Qytetare”, për shkelje të parashikuar në vendimin nr. 9, datë 24.12.2020 të Komisionit Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ndaj Drejtorit të Shkollës 9-Vjeçare “Armath” dhe kandidatit për kryetar bashkie në bashkinë Durrës zj. Emiriana Sako, propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”.

Komisioneri vendosi sanksionin administrativ me gjobë ndaj Drejtorit të Shkollës 9-Vjeçare “Armath” z. Vlash Doda në shumën 5 000 (pesë mijë) lekë dhe sanksionin administrativ me gjobë ndaj kandidatit për kryetar bashkie në bashkinë Durrës, të propozuar", thuhet në njoftim.

Vendimi i KQZ erdhi pas ankimimit të bërë nga Qëndresa Qytetare në insitutcionin e administrimit të zgjedhjeve.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?