Gjobiten 10 subjekte për ndotje të lumit Erzen, askush nuk merr masa për pastrimin

4 Qershor 2020, 16:02| Përditesimi: 4 Qershor 2020, 16:06

  • Share

Policia dhe Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit vijon me gjobitjen e subjekteve që ndotin mjedisin apo lumenjtë, por nuk jep asnjë informacion se kush do të bëjë pastrimin. Një pyetje që Report TV e ka ngritur vazhdimisht në vëzhgimet e bërë në brigjet e lumenjve.

Ditën e sotme janë vendosur gjobë për 10 subjekte, të cilat kanë ndotur lumin Erzen, duke konstatuar shkarkimin e ujërave të ndotura në lumë.

Ndaj këtyre subjekteve IKMT ka marrë masë administrative me gjobë 2 milion lekë për secilin.

Report Tv ka denoncuar situatën e rëndë, ndërsa pas kronikave se basenet e lumit Tirana, Ishëm, përroit të Arbanës që ishin mbushur me mbetje spitalore, plastikë dhe inerte, prokuroria e Tiranës nisi hetimin dhe kërkoi me shkresë urgjente nga pushteti lokal përgjigje.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?