Foto ilustruese

PD në mbrojtje të qytetarëve që thyen karantinën dhe protestuan në shesh: Urdhër i Ramës për të përndjekur kundërshtarët e vendimeve të tij

8 Maj 2020, 10:13| Përditesimi: 8 Maj 2020, 10:52

  • Share

TIRANË- "Përndjekje e qytetarëve nga një kryeministër autoritar"!

Kështu e cilëson Partia Demokratik vënien në hetim dhe gjobitjen me 500 mijë lekë të protestuesve dhe organizatorëve, mes tyre dhe ambientalisti Sazan Guri.

Në një reagim të shkurtër, PD thotë se është krah qytetarëve që janë kundër Edi Ramës që kundërshtarët e vendimeve të tij antikushtetuese.

Deklaratë e plotë e PD-së
Partia Demokratike dënon me ashpërsi përndjekjen e qytetarëve që kërkojnë kthimin e të drejtave kushtetuese, të kufizuara padrejtësisht kaq gjatë nga qeveria. Ngritja e zërit nga disa aktivistë, që nuk pajtohen me vendimet antikushtetuese të parlamentit ilegjitim për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme, është garanci për themelin e çdo shoqërie demokratike.

Urdhrat e Edi Ramës për të përndjekur kundërshtarët e vendimeve të tij antikushtetuese e shndërrojnë Shqipërinë nga një vend kandidat për Bashkimin Europian në një vend që drejtohet prej një regjimi dhe kryeministër autoritarist.

Sot, qytetarëve po u cenohen të drejtat me lehtësi nga regjimi i Edi Ramës, sepse kryeministri anti-shtet po pengon ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, me qëllim kontrollin politik të saj.

Partia Demokratike është në krah të çdo qytetari që ngre zërin për liritë dhe të drejtat, që ngre zërin për shëndetin dhe punën e tij. Asnjë vendim antikushtetues nuk mund të bëjë që Edi Rama të marrë shqiptarët peng dhe të zëvendësojë demokracinë me regjimet autoritariste.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • O tej: 08/05/2020 13:49

    Gezoj qe PD mbeshtet protestat dhe qe mbeshtet dhe ket temin

    Përgjigju
  • Taulant: 08/05/2020 11:19

    Ama Sazanin paskan gjobitur, po sa mire ia paskan bere. Hajde se ka 500 mije leke ai, ben nja 2 raporte te ndikimit ne mjedis per qoftoret dhe i nxjerr parate e gjobes. Plak i rrjedhur, shok i Saliut per nga degradimi i trurit.

    Përgjigju
  • A...Zh: 08/05/2020 10:21

    Pra ju te PD-se po i kerkoni popullit qe t'ju mbeshtese per te ardhur ne pushtet e instaluar anarkine?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?