Burg në Greqi

Gjobvënie brenda burgut të Kretës! 3 shqiptarë shantazhonin të burgosurit me familjarët dhe shuma deri në 1000 euro

20 Korrik, 17:09| Përditesimi: 20 Korrik, 17:13

  • Share

Kretë-Tre të burgosur me origjinë shqiptare kishin krijuar grupin e tyre të gjobvënieve brenda burgut “Kreta 1” në Agia Hania.

Sipas iraklionews.gr shqiptarët kishin rreth dy muaj që merreshin me këtë gjë.

Pasi autoritetet përkatëse janë njoftuar për këtë aktivitet, është urdhëruar një hetim në burg, i cili u krye të premten e 19 korrikut në prani të Prokurorit.

Kontrollet u kryen në qelitë e Sektorit 2 të katit të parë të burgjeve në Hania. Në kuadër të hetimeve paraprake dhe me përfundimin e hetimeve, u konstatua se shqiptarët detyronin të burgosurit e tjerë të toleronin akte, ndërkohë që u siguronin mallra dhe para.

Shqiptarët i kishin kërkuar tre të burgosurve të tjerë shuma deri në 1000 euro, duke i shantazhuar me familjet e tyre.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?