Avokati Genc Gjokutaj ka shkuar sot në burgun 313 për të takuar ish-presidentin Ilir Meta.
Që prej ditës së djeshme, 23 tetor, Meta qëndron në një nga qelitë e paraburgimit tek “313-a” në Tiranë, deri në përfundim e hetimeve që SPAK ka nisur ndaj tij dhe bashkëshortes në proces divorci, Monika Kryemadhi.
Më 21 tetor 2024 SPAK arrestoi Ilir Metën, nën akuzë për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë. Të njëjtat akuza rëndojnë edhe ndaj Monika Kryemadhit.
Ndërkohë avokati mbrojtjës ka lajmëruar se do të ankimojë në Ghjykatën e Apelit të Posacëm vendimin e djeshëm
Nën hetim janë edhe babai i deputetes Erisa Xhixho, Piro Xhixho dhe mikja e Kryemadhit Ema Çoku.
Për babain e deputetes, Piro Xhixho nga arrest shtëpie për korrupsion pasiv gjykata caktoi detyrim paraqitje për shkak të gjendjes shëndetësore, ndërsa për Ema Cokun, mbeti në fuqi në masa detyrim paraqitje për pastrim parash.