Avokati i popullit! Baçi: Alibeaj ka marrëveshje me PS, mos i jepni kaq oksigjen

18 Nëntor 2022, 14:44| Përditesimi: 18 Nëntor 2022, 16:50

  • Share

Luan Baçi, Deputet i Partisë Demokratike, pjesë e “Rithemelimit” ka zbuluar se Dorian Gjomarkaj do të jetë Avokati i ri i Popullit. Kjo falë një marrëveshjes mes Partisë Demokratike të Alibeajt dhe mazhorancës. Duke i cilësuar një teatër absurd, diskutimet për ndryshimet në Kodin Rrugor, që po diskutohen në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, Baçi ka theksuar se Alibeaj nuk përfaqëson Partinë Demokratike. 

Luan Baçi: Ju si mazhorancë bashkë me z. Alibeaj, me të gjitha ndryshimet, edhe kur janë në të mirë të qytetarëve, jam i detyruar të abstenoj, për arsyen se janë të dakortësuara vetëm përmes jush dhe absolutisht jo me deputëtët e PD, ju e dini se kush janë deputëtët e PD. Më vjen keq që i jepni kaq oksigjen z. Alibeaj, deri sa të ndërhyjë dhe në listën e folësve në parlament, duke na caktuar vetëm 2 minuta kohë në kuvend. Dhe po kështu mund t’ju them se në vazhdimësi të kësaj marrëveshje do ketë dhe të tjera, që ju jeni dakortësuar paradhënie, një nga ato që do kaloj është avokati i popullit, në dy kandidaturat që ka propozuar ushtruesi i detyrës së kryetari, me atë grup të vogël deputeëtësh, ka nxjerr si kandidatur më të preferuar Ledio Brahon, në fakt do më lejoni të them ju do të votoni me z. Alibeaj, kandidaturën tjetër që s’ka marrë votat e që nuk është as jurist. Teatër absurd që luhet në komisionet e parlament.

Arben Pëllumbi: Konsensusi mund të jetë i gjerë, por edhe indidivdual. Ky është ndyrshim i vonuar dhe ju jeni dakortë për këtë, por tanimë kemi një grup të opozitës që është ngritur në lartësiën e duhur për të bërë këto ndryshime. Ne si mazhorancë kemi praktikë parlamentare që emrin e Avokatit të Popullit e zgjedh opozita, por ne duhet të bimë dakortë. Unë se di kush do votohet nga Partia Socialsite për Avokat Populli, sepse ende s’jemi mbledhur për këtë pikë.

Akuzat e Baçit vijnë pas një seri ndryshimesh ligjore të cilat janë miratuar me shumicë të cilësuar në kuvend falë bashkëpunimit të mazhorancës me PD-në e Alibeajt. Fillimisht u votuan ndryshimet në ligjin për dosjet e ish sigurimit të shtetit, ku ju hap rrugë çelja e dosjes I.M, ndërsa tanimë pritet dhe votimi me shumicë të cilësuar i ndryshimeve në kodin rrugor dhe emri i avokatit të ri të popullit.

Ora 12:05
Ndryshimet në Kodin Rrugor, debat për parkimet private! Gështenja: S’mund t'i lihet vetëm privatit! Pëllumbi: E caktojnë bashkitë

Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese po diskuton ndryshimet në Kodin Rrugor. Edhe pse ka një dakordësi mes mazhorancës dhe opozitës për amendimet ligjore, në diskutimin nen për nen palët kanë debatuar për ndarjen e parkimeve mes privatit e publikut. Sipas PD, ajo duhet të jetë 50% me 50% ndarja hapësirës. PS ka pranuar parimisht kërkesën, por detajimin e saj, se si do ndahet në zona apo rrugica, është një tagër i Këshillit Bashkiak.

Lefter Gështenja: Ndarja bëhet o nivel bashkie, o nivel zone, o nivel rrugice. Tani, nivel bashkie është problem, pasi bashkia e zë me privatin gjithë qendrën dhe zonën e banuar dhe zonën rurale të qytetit e lë publike dhe skemi favorizuar interesin publik. Ne si PD, mendojmë në nivel zone, por duhet të diskutojmë nëse do jete ndarja dhe nivel rruge, pra gjysma e rrugës privat, gjysma publike, apo nivel lagje, dhe Bashkia vlerëson ndarjen. Ne jemi dhe për 60% publiku, 40% privati.

Arben Pëllumbi: Ndarja me detaje është tagër i Këshillave Bashkiak. Bijem dakord që në nivel bashkie na krijon të tjera problematika, por në nivel zone mund ta lëmë parimisht dhe detajimin nëse do jemi në nivel rruge apo jo, ja lëmë bashkisë, ne smund ti hymë këtij debati.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?