Kronikë

Gjonaj me stafin e Shërbimit të Provës: Nuk na duhen punonjës që nuk ndjekin gjyqet!

21 Maj 2019, 13:40| Përditesimi: 21 Maj 2019, 13:41

  • Share

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj u tregua e ashër ndaj të gjithë atyre punonjësve të Drejtorisë së Shërbimit të Provës, të cilët nuk ndjekin proceset gjyqësore ose depozitojnë raporte sipërfaqësore për të dënuarit me dënime alternative. Ministrja i kërkoi drejtuesit të këtij institucioni, që të marrë masat e menjëhershme dhe të evidentojë punonjësit problematikë.

Në një analizë punë me stafin e Drejtorisë së Shërbimit të Provës, ministrja e Drejtësisë vuri fokusin tek rritja e performancës së punonjësve të Shërbimit të Provës, marrja e masave për mbikëqyrjen elektronike, ndjekja me profesionalizëm dhe pa mungesa të proceseve gjyqësore, zbatimi i masave të reja për të miturit në përputhje me Kodin e Drejtësisë për të Miturit dhe aktet nënligjore për zbatim.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?