Etilda Gjonaj dhe Vincenzo Del Monaco

Gjonaj takohet me Del Monacon: Ekspertiza e OSBE-së element kyç për luftën ndaj korrupsionit

29 Janar 2021, 14:26| Përditesimi: 29 Janar 2021, 14:32

  • Share

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Kryetarin e Prezencës së OSBE-së Vincenzo Del Monaco për të bashkëbiseduar mbi forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.

Gjatë takimit është diskutuar mbi rezultatet e deritanishme të Reformës në Drejtësi dhe rrugëtimit për implementimin e plotë të kësaj reforme jetike për drejtësinë në Shqipëri.

Gjithashtu Gjonaj informoi kryetarin e Prezencës së OSBE-së mbi rolin si Koordinator Kombëtar Kundër Korrupsionit, punën e bërë dhe sfidat aktuale të luftës anti-korrupsion në vend.

Sakaq kryetari i Prezencës së OSBE-së, Vincenzo Del Monaco nga ana e tij ofroi mbështetje për Ministrinë e Drejtësisë për të sjellë qasje dhe strategji të reja në fushat e bashkëpunimit të përbashkët dhe theksoi nxitjen dhe përparimin e rolit të programeve për të rinjtë, jo vetëm për të ndryshuar perceptimin ndaj korrupsionit si dukuri, por edhe për të sjellë ndryshim në sjelljet komunitare të kategorisë së të rinjve si promotorë të ndryshimit.

Gjatë fjalës së saj ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj deklaroi se: 'Bashkërendimi i prioriteteve me partnerët ndërkombëtarë dhe ekspertiza e OSBE-së janë dy elementë shumë të rëndësishëm për të unifikuar qasjet, strategjitë dhe pikësynimet si në luftën ndaj korrupsionit, në implementimin e plotë të Reformës në Drejtësi dhe në çdo çështje që ka si destinacion anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.'

Në takim gjithashtu u diskutua edhe mbi mbështetjen e sistemit penitenciar në Shqipëri dhe një raport vlerësimi për regjimin e posaçëm në burgjet e sigurisë së lartë, të përgatitur nga Prezenca.

Kujtojmë se një ditë më parë ministrja Etilda Gjonaj u takua me ambasadoren Amerikane në vendin tonë Yuri Kim, ku në fokus të takimit ishte biseda për Reformën në Drejtësi.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?