Deputeti i opozitës së re Ralf Gjoni ka ripërsëritur që do të kontestojë në gjykatën Kushtetuese ndryshimet e bëra në Kodin Zgjedhor. Nga foltorja e parlamentit, Gjoni tha se ky draft shkel ndryshimet Kushtetuese që u votuan më herët, duke hedhur akuza për të dyja kahet politike.
"Kur vendosa të marr mandatit, mes shumë intimidimesh mendore dhe fizike nga ana që përfaqësonin pronarët e listave nga të cilat dilja, më mbante një shpresë, se do të bashkëpunonim për të arritur disa gjër të mira për këtë popull. Na ka mbajtur shpresa se mund të arrinim që të gjenim dakordësinë e mazhorancës për të ndryshuar korin zgjedhor. Me këtë besim unë në 17 janar kam qenë propozues zyrtar që mbështet nga mbi 50 mijë qytetarë shqiptarë të hartuar nga ekspertët. PS sot po tallet me mbi 80% të elektoratit, më vjen keq që Rama nuk është në sallë se nja dy gjërë kam për t'ia thënë, për marrëdhënien me Metën, por janë disa fishekë që do i ruaj më vonë për jetën time politike. Kjo është një parti që tallet me mandatet e deputëtëve, është një parti arrogante që shpërfill popullin shqiptar, kemi kërkuar dicka për të cilën ju ratë dakord në korrik, e transeksualizuar procesin e ndryshimeve Kushtetuese. Këtë gjë keni bërë ju me Kodin Zgjedhor, si ka mundësi që dikush që është i 15 të marrë 10 mijë vota, si ka mundësi që ti e do me listë të mbyllur po më detyron dhe mua të garoj me listë të mbyllur. Doni dhe kuota lolipopesh, se doni lëpirëse në Kuvend. Ku është PS-ja sot zoti Ruci, çfarë ndodhi me PS e Arta Dades, të Fatos Nanos, të Ben Blushit, të Mimoza Hafizit, ku është PS që nga një shoqëri aksionere, sot është kthyer në një shoqëri të rëndomtë, Rama e ka privatizuar edhe LSI kishte më tepër demokraci të brendshme. E turpshme, e pafalshme kjo që po bëni në kurriz të popullit shqiptar, do kontestohet në Gjykatën Kushtetuese", tha Gjoni.
Lajmi kryesor:
Kodi Zgjedhor në Kuvend! Hajdari bllokon foltoren, Ruçi: Hera e parë që ndodh nga një zonjë e nderuar! Rama: Po jep shembullin më të keq
B.K.//ReportTv.al