Ralf Gjoni në Report Tv: Basha s’do front të bashkuar opozitar sepse ka aleancë të fshehtë me Ramën, s'do rrëzimin e qeverisë (VIDEO)

19 Janar 2021, 19:13| Përditesimi: 19 Janar 2021, 19:33

  • Share

Deputeti i opozitës parlamentare, Ralf Gjoni tha se nëse opozita del më lista të darë në zgjedhje do të jetë e përçarë dhe se do ende Ramën në krye të qeverisë. Në një intervistë për Report Tv, Gjoni tha se Basha nuk do një front opozitar për të rrëzuar Ramën dhe kjo duket ende tek ngecja e negociatave me aleatët e tij. Sipas Gjonit nëse PD dhe LSI do të shkojnë me lista të ndara apo edhe mosbashkëpunimi i Bashës me partitë e reja të krijuar në opozitë do të sjellë humbje votash dhe bojkot të madh të votuese që do të rezultonte në përfitim të mazhorancës.

Gjoni tha se shqiptarëve nuk u paraqitet një alternativë nga një opozitë e bashkuar nga Basha, atëherë me shumë mundësi PD dhe LSI mund të kenë një plan të fshehtë për të bërë një aleancë me PS pas zgjedhjeve.

“Ajo qe ka rëndësi është alternativa që i paraqitet shqiptarëve, pasi është një elektorat pragmatik dhe i zgjuar. Unë besoj se nëse nuk do të kenë një alternativë mund të tregojnë edhe si të mos votojnë. Nëse nuk do mobilizojmë energjitë e duhura në opozitë, me një listë të përbashkët do i çojmë votuesit në një bojkot më të madh se në 2017 që shkon në favor të mazhorancës. Ndarja e listave nuk është e duhura. PD dhe LSI mund të kenë një plan të fshehur në kokë për të bërë ndonjë aleancë me PS pas zgjedhjeve dhe shkelja e syrit me Bashës dhe Ramës duket qartë. Shpresa e tij e vetme është te vije ne pushtet me Ramën dhe që të qeverisin bashkë. Nëse do shkojnë në zgjedhje të ndarë dhe Basha del me listën e tij të emrave larg aleatëve të tjerë, qoftë edhe partive të reja të sapoformuara ai nuk do një front opozitar, por do Ramën. Të gjitha forca që janë në opozitë duhet të dalin së bashku, me lista të ndryshme atëherë do të jenë të ndarë dhe të përçarë”, tha Gjoni.

Në lidhje me zgjedhjet parlamentare të 25prillit, Gjoni tha se do të donte të ishte pjesë e një liste të përbashkët të opozitës, por jo të ishte pjesë  enjë parti të caktuar apo të krijonte parti të re, pasi për të Shqipëria ka mjaftueshëm parti politike.

“Nuk ka qene dëshira ime që miqtë e mi të dalin me nga një parti më vete. Unë vijoj të flasë me ata me qëllim që të krijojmë një listë të përbashkët dhe të vëmë Shqipërinë para interesave personale. Unë do të isha pjesë e një liste të  përbashkët ku unë të merrja pjesë në frontin opozita. Sa për t’u bërë pjesë e një partie nuk është dëshira ime, pasi Shqipëria ka mjaftueshëm parti politike”, tha Gjoni.

Në lidhje me votën e tij kundër votimit të marrëveshjes me Pfizer dje në Kuvend, Gjoni tha se ka një mungesë totale transparence dhe deputetëve nuk mund t’i kërkohet të firmosin një fletë që nuk ka tekst. Sa për kritikat e Ramës ndaj BE, Gjoni tha se kjo është një sjellje e pacipë e Ramës që duke akuzuar të tjerët kërkon të fsheh paaftësinë e tij për të gjeture në kohë vaksinat për popullsinë. Mungesa e transparencës tha Gjoni sjell edhe thyerjen e besimit të popullit në lidhje me vaksinimin.

“Rama dështoi me sigurimin e vaksinës në kohë për shqiptarët, fakti që sot nuk kemi asnjë vaksinë për popullin. Është e turpshme qe BE e la në baltë Ballkanin Perëndimor në fazën e parë të vaksinimi, por është e pacipë nga ana e kryeministrit  shqiptar që ta transferoj përgjegjësinë e tij tek Brukseli për të mbuluar paaftësinë e tij.  Kjo është të pështysh mbi ndihmën e dhënë nga BE përmes donacioneve të ndryshme. Ajo që na duhet ne është ti japim besim popullatës që të vaksinohen pasi ajo nuk është e detyrueshme dhe që të pranohet gjerësisht duhet të ngjallë besim, dhe kjo bëhet përmes transparencës”, tha Gjoni.

Komento

Komente

  • Fshati: 19/01/2021 19:45

    Keto zgjedhje i fiton Rama, zgjedhjet tjera vjen Berisha ne krye te PD-se dhe i fiton e djathta. Luli nuk i zihet bese.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?