Gjoni: Opozita e re fitoi betejën e parë! PD-LSI nëse kanë këllqe të shprehen për listat e hapura! Krijimi i një partie, mundësi reale

6 Shkurt 2020, 19:32| Përditesimi: 6 Shkurt 2020, 21:06

  • Share

TIRANË- Kalimi i Reformës Zgjedhore në një draft të plotë, jo të ndarë në dy faza siç kryeministri Rama kërkonte, deputeti Ralf Gjoni e quan si betejën e parë të fituar nga opozit parlamentare e ndërsa shprehet se është gati për shumë beteja të tjera që janë para. Në studion e Report Tv, në hapësirën e edicionit qëndror, Gjoni ka renditur sukseset që sipas tij ka arritur opozita parlamentare, ndonëse "kundërshtarët" nuk e shohin si të tillë. Me kryesore, Gjoni liston uljen në tryezë të të gjitha palëve për Reformën Zgjedhore.

"Reformë me dy faza nuk pati! Betejën e parë e kemi fituar. Pa votën tonë, nuk kalon asgjë në parlament. Pozitive që PD-LSI bënë një mini mea culpa, që viti kaluar ishte një humbje kohe për të gjithë dhe për ecurinë e integrimin e Shqipërisë në BE. Kosto për paketën e Reformës Zgjedhore, që mund ta kishim bërë që dje. Nuk kishin nevojë që të braktisnin parlamentin, mund ta bënin më të fortë luftën e tyre. Të gjithë e dinë kontributin tonë si opozitë jashtë parlamentare", u shpreh Gjoni. 

Beteja e dytë, për të cilën Gjoni shprehet se opozita parlamentare po "lufton" fortë është ndryshimi i sistemit, me lista të hapura dhe për këtë ka pasur edhe një thirrje për PD-LSI dhe aleatët.

"Ne presim që PD-LSI dhe aleatët të shprehen hapur për lista të hapura. Kam depozituar nismën legjislative të nismës "Thurrje" për lista të hapura dhe Murrizi gjithashtu. Ka propozime konkrete që do i trajtojë ky Këshill. Presim hapur. Nëse kanë këllçe le të dalin PD-LSI të shprehen për listat e hapura, nëse nuk shprehen do të vazhdojmë aksionin tonë në parlament, dhe lufta jonë do jenë për depolitizimin e zgjedhjeve dhe lista ta hapura. Reformë Zgjedhore do të thotë reformim të sistemit zgjedhor", tha Gjoni, teksa për të nxjerrë në pah vlerat e sistemit me lista të hapura mori shembull Kosovën.

"Sepse kanë frikë nga demokratizimi i parlamentit dhe demokracia. Shihni kush është deputetë, kryeministër, apo kryetar e kuvendit. Ka një lloj zhvillimi. Pse Kosova duhet të na bëjë që të na skuqet faqja. Nëse PD-LSI janë kundër do tregojnë se "ku fle lepuri", vijoi deputeti.

Duke u ndalur në plane më afatgjata, Gjoni ka zbuluar se opozita parlamentare e ka axhendë krijimin e një partie.

"Ne jemi duke menduar dhe diskutuar, për një mundësi reale. Koha nuk ka ardhur ende, por jemi duke shkuar drejt atij momenti dhe nëse do krijonim një lëvizje të re dhe nuk do kishim frikë në një sistem ku voton qytetari", përfundoi Gjoni në studion e Report Tv.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?