TIRANË- Deputeti Ralf Gjoni, ka shpërndarë sondazhin e Shqiptarja.com, ku qytetarët e vlerësojnë si të drejtë këmbënguljen e opozitës së re për listat e hapura. Për Gjonin, ndryshimi i sistemit është shndërruar në një kauzë kombëtare.
"Na u desh vetëm një vit për t’a kthyer në kauzë kombëtare! Ju falenderoj të gjithëve që na jeni bashkuar. Imagjinoni se sa shumë më tepër mund të bëjmë bashkarisht në të ardhmen. Përgjatë një viti, nuk kemi rreshtur së insistuari për ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe hapjen e listave. Sot vërej më kënaqësi se sipas një sondazhi të Shqiptarja.com shumica e shqiptarëve e mbështesin këtë kauzë të drejtë", shkruan Gjoni.
Postimi i deputetit Ralf Gjoni
Opozita e re ka deklaruar se nuk do të votojnë marrëveshjen për Reformën Zgjedhore në parlament pa u realizuar dy kushte e tyre ndryshimi i i sistemit dhe depolitizimi i administratës Zgjedhore. Pavarësisht takimeve që kanë zhvilluar me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi dhe kryeministrin Edi Rama, opozita e re shprehet se nuk do të heqë dorë.
Duam lista te hapura ne populli,,o ralf dhe formo nje parti te re t'ju votojme...
PërgjigjuJa mbeshtes Mona k Lavires.
Përgjigju