Gjosha: Maqedonia e Veriut ka pasur dakordësi për konferencën ndërqeveritare, për Shqipërinë situata ndryshe! Fajin e ka qeveria

4 Dhjetor 2020, 22:47| Përditesimi: 4 Dhjetor 2020, 22:58

  • Share

Ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha ndërsa ka folur për integrimin e Shqipërisë në BE ka thënë se Maqedonia e Veriut ka pasur dakordësi për vazhdimin e negociatave dhe konferencën e parë ndërqeveritare, ndërsa situata për Shqipërinë sipas saj është ndryshe dhe për këtë fajëson qeverinë.

"Nuk është momenti të flasim për problemet e BE. Për Maqedoninë e Veriut ka pasur një dakordësi të gjera për vazhdimin e negociatave dhe konferencën e parë ndërqeveritare. Për Shqipërinë është ndryshe dhe këtë fajin  e ka thënë edhe Merkel ku kuptohet në mënyrë diplomatike se përse është ndryshe për Shqipërinë. Në fakt problematikat kryesore janë mungesa e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë. Është e pafalshme që një qeveri po mbyll mandatin e saj pa patur një institucion ku mund të japë llogari.

Integrimi europian ska të bëjë me politikat tona elektorale. Procesi i integrimit ka të bëjë me kritere të cilat ne si anashkalojmë dot. Zoti Nesuri thotë se Shqipëria ka plotësuar 2 parakushtet për konferencën e parë", tha ajo.

Në këtë periudhë sipas saj, minimumi që duhet të kishte bërë Shqipëria është ngritja e Gjykatës Kushtetuese, thotë ajo.

"Edhe kur Shqipëria të jetë një vend anëtar do të fillojë të reformojë vetveten. Minimumi duhet të kishim ngritur gjykatën kushtetuese. Duhet tu japim qytetarëve një mundësi për të shkuar në zgjedhje. Edhe nga opinioni i Venecias ka një sërë problematikash, duke filluar nga mungesa e dialogut mes palëve, ndryshimet e njëanshme në Kod. Gjithmonë politika del mbi çdo gjë tjetër për të treguar se është vet zot dhe vet shkop. Edhe vetë BE, ka dashur të presë opinionin e Venecias për të kuptuar se çfarë ka ndodhur", shtoi ajo.


Lajmi kryesor:

Integrimi në BE, Zef Bushati: Interesat e politikanëve dolën në pah dhe komplikuan punën! Gjosha: Maqedonia ka pasur dakordësi, për Shqipërinë fajin e ka qeveria


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?