TIRANË- Me vetëm një fjali dhe me një nënqeshje në fytyrë, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka komentuar akuzat e bëra nga opozita për dy zyrtarët e lartë të Policisë, Gjovalin Loka dhe Artan Shkëmbi, si ish- sigurims. Nga Korça, Lleshaj ka vlerësuar maksimalisht numrin 2 të policisë së shtetit, Gjovalin Lokën, duke thënë se mban përgjegjësi të plotë, pasi ka qenë ai që e ka emëruar.
"Ministri LLeshaj ka emëruar, sigurisht mban përgjegjësi për emërimin e tij. opozitës nuk i jap përgjigje se janë aludime të pambështetura dhe të pabaza. Gjobalin Loka është një nga oficerët që ka dhënë kontribut për sigurinë, ka kaluar Vettingun dhe është në krye të detyrës me gjithë vlerësimin tonë", tha Lleshaj, teksa nuk u ndal më gjatë te akuzat e bëra nga demokratët.
Akuzat nga selia blu erdhën menjëherë pas vendimit të Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit konfirmoi në detyrë Lokën. Vettingu certifikoi 3 dekada në uniformën e policisë numrin dy të policisë së shtetit Gjovalin Loka me argumentin se ka qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit, por nuk ka firmosur asnjë dokument. Një gjë e tillë për demokratët është e jashtëligjshme, sipas së cilëve ky argument i përdorur shkon përtej kompetencave të tyre.
Nuk ka rendesi ka qene apo jo sigurims,sa kohe ben punen dhe e ben sic duhet.Nese vazhdohet me keto mendesi te vjetra te Xhaxhit,me armiq e bij armiq klasash nuk keni per te ecur shume perpara.
PërgjigjuMos u cuditni, sigurimsat dhe bijet e sigurimsave dhe trashegimtaret e tyre jane kudo ne PS, PD. LSI, PR, PK, etj, enveri ndertoi njeriun e ri me shume mundim dhe fara e tij nuk zhduket por eshte ne cdo qelize te administrates shoqerise ne Kryeministri, Presidence, Kuvend dhe ne cdo ministri e drejtori. Edhe shumica e perndjekurve jane bij te denje te kamunistave. Keshtu qe duhet te mesohemi me keta njerez qe na shoqeriojne ne cdo hallke te administrates publike.Si perfundim mos u lodhni kot te ndryshoni gjendjen duhet edhe 100 vjet te pastrohet kjo fare e keqe e sigurimsave
PërgjigjuPo normale qe e mbron ti shokun Loka, se ky ben gjithe transferimet ne PSH. Leket si duket i ndani bashke. Bej çudi si eshte e mundur qe pasuria e kastes drejtuese ne PSH eshte kaq e madhe. Po konkurrojne trafikantet e droges. Do thuash ti e kaloi Vetting. Vetem veshjet qe bejne me kostume dhe aksesore te tjere i kalojne 5000 $
PërgjigjuE cila eshte pergjegjesia ne kete rast? Eshte emeruar nje ish sigurims.
PërgjigjuHajde Minister, hajde. E shkel ligjin me dy kembe dhe thote e mbaje une pergjegjesine. Eshte njesor sikur nje gjykates te liroje nje kriminel jo se nuk e ka shkelur ligjin, por sepse e njeh dhe e mban ai pergjegjesine. Por pikerisht ky eshte tipari kryesor qe ndan DIKTATURAT nga DEMOKRACITE. Demokracite kane rregulla qe duhet te zbatohen, ndersa diktaturat kane pushtetare qe thone 'e di une ate pune'.
PërgjigjuZoti lleshaj bravo te qofte
Përgjigju