Gjuetari i paligjshëm

Kronikë

Gjueti e paligjshme, vritet dhia e egër në anën greke të malit të Gramozit! Monitoruesit në kërkim të gjuetarit: Po shkon drejt Ersekës

23 Gusht 2021, 18:14| Përditesimi: 23 Gusht 2021, 18:48

  • Share

Vrasja e një dhie të egër në anën greke të Malit Gramoz ka nxitur reagimin dhe shqetësimin e shoqatave mjedisore dhe atyre të mbrojtjes së jetës së egër. Shoqata e Ruajtjes dhe e Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri, teksa njofton vrasjen e paligjshme të dhisë së egër në Malin e Gramozit, bën me dije se gjuetari i paligjshëm është drejtuar në anën shqiptare të këtij mali, ku do t’i duheshin rreth dy orë për të arritur në fshatin më të afërt të zonës së Ersekës.

“Urgjencë, vrasja e një dhie të egër në malin gramoz. Nëpërmjet një njoftimi nga shoqata partnere Balkan Chamois Society, jemi vendosur në dijeni të në një rasti gjuetie të paligjshme në anën greke të Malit Gramoz, ku është vrarë një individ i dhisë së egër (Rupicapra rupicapra balcanica). Gjuetari i paligjshëm aktualisht është drejtuar në anën shqiptare të këtij mali, ku do t’i duhet rreth dy orë për të arritur në fshatin më të afërt të zonës së Ersekës”, thotë shoqata.

Po ashtu, shoqata sqaron se gjuetari i paligjshëm është shqiptar dhe i bën thirrje çdo banori që në rast se bie ne kontakt ose vëzhgon dikë që i përafrohet individit në foton e mësipërme, të kontakojë menjëherë Policinë e Shtetit. Gjithashtu shoqata bën me dije se institucioni i Policisë së Shtetit është vënë në dijeni dhe është në pritje të çdo raportimi mbi këtë rast.

“Ekipi ynë i bën thirrje çdo banori që në rast se bie ne kontakt ose vëzhgon dikë që i përafrohet individit në foton e mësipërme, të kontakojë menjëherë Policinë e Shtetit në numrin 129. Ju bëjmë me dije se institucioni i Policisë së Shtetit është vendosur në dijeni nga ekipi ynë dhe se është në pritje të çdo raportimi mbi këtë rast”, thuhet më tej në njoftim.

Edhe pse gjuetia e disa kafshëve të egra është e paligjshme për shkak se rrezikut të zhdukjes së tyre, ky fenomen vijon të jetë shqetësues në vendin tonë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?