Mjeti lundrues i sekuestruar

‘Gjueti’ për peshkatarë të paligjshëm, 2 nën hetim! Përdornin pajisje me energji elektrike për të zënë peshk në liqenin e Shkodrës

23 Tetor 2023, 11:21| Përditesimi: 23 Tetor 2023, 11:24

  • Share

Peshkimi i paligjshëm vlerësohet se i ka shkaktuar dëme të mëdha Liqenit të Shkodrës, ku së fundmi është goditur një tjetër rast që ka vënë nën hetim dy peshkatarë.

Dy peshkatarët u u kapën në fshatin Kamicë, teksa gjuanin për peshk me mekanizma që furnizoheshin me energji elektrike, të cilët janë të ndaluar për shkak të rrezikut që kanë. 

“B. H., 45 vjeç, banues në Koplik, Malësi e Madhe dhe L. Gj., 39 vjeç, banues në fshatin Stërbeq, Malësi e Madhe, u ndaluan për veprën penale “Peshkimi i ndaluar”, njofton policia.

Për pasojë, dy peshkatarët janë vënë nën hetim, ndërsa mjeti lundrues dhe pajisjet elektrike që përdoreshin për peshkim janë sekuestruar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lezhjani: 23/10/2023 13:30

    Po ato qe japin pare policeve per te gjuajtur peshk ne liqen dote arrestohen ?Ju te Shqiptarja.com investigoni ne mjes Liqenin si valojne varkat si blete puntore,si duket keto dy te arrestuarit nuk pasken dhene parat,dhe fundi srrestim kjo eshte Policia e Shkoders,kur edhe n/drejtori del bashkpuntor me krimin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?