Peshkimi i paligjshëm vlerësohet se i ka shkaktuar dëme të mëdha Liqenit të Shkodrës, ku së fundmi janë goditur dy raste të reja të cilat kanë vënë nën hetim dy peshkatarë.
D. Y., 52 vjeç, banues në fshatin Dobraç dhe A. M., 36 vjeç, banues në lagjen “Guerrile”, u kapën në në afërsi të bregut të liqenit të Shkodrës, teksa ushtronin veprimtarinë e peshkimit me pajisje që furnizohen me energji elektrike, të cilat janë të ndaluara për shkak të rrezikut që kanë.
Për pasojë, dy peshkatarët janë vënë nën hetim, ndërsa mjeti lundrues dhe pajisjet elektrike që përdoreshin për peshkim janë sekuestruar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Shkodër, për veprime të mëtejshme.
E shkatërruan ate liqen ska as berrcak (ciromka)
Përgjigju