Politikë

Gjuha dhe historia edhe një here përplas kombet në Ballkan! Pse Bullgaria i vuri veton Maqedonisë se Veriut për negociatat me BE

22 Qershor 2021, 20:25| Përditesimi: 22 Qershor 2021, 22:57

  • Share

27 vendet anëtare të BE nuk dhanë sot ‘dritën jeshile’ për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shkak për këtë është bërë pengesa që Bullgaria i bën Maqedonisë së Veriut për shkak të mosmarrëveshjes së gjuhës dhe kulturës dhe automatikisht e pëson edhe Shqipëria, pasi nisja e negociatave mes dy vendeve trajtohet si paketë së bashku.

Bullgaria kërkon nga Maqedonia e Veriut të njohë rrënjët bullgare në gjuhën dhe historinë e saj. Mosmarrëveshja midis dy palëve ka të bëjë me çështje kulturore që kanë të bëjnë me gjuhën maqedonase dhe me kombësinë e heroit Goce Delčev.  

Thuajse në të njëjta diskutime Maqedonia ishte edhe me Greqinë deri sa arritën të zgjidhnin çështjen e emrit, me Marrëveshjen e Prespës, duke e ndryshuar në Maqedoni e Veriut. 

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut, pas zgjidhjes së mosmarrëveshjeve për çështjen e emrit me Greqinë, duket se këtë herë po përplasen për kulturën dhe gjuhën e tyre me Bullgarinë.

Sofja zyrtare ka rindezur disa konflikte të moçme duke kërkuar që Shkupi të pranojë se gjuha maqedonase është thjesht bullgarishte dhe se maqedonasit janë në fakt bullgarë. Argumenti është që kombi maqedonas u krijua në vitin 1944 nga Josip Broz Tito dhe Partia Komuniste e Jugosllavisë. Gjithashtu Bullgaria këmbëngulte se Goce Delčev, një figurë revolucionare maqedonase që ka luftuar kundër osmanëve, ishte në fakt bullgar.    

Këto pretendime në fakt po kthen në një probleme madhor për Maqedoninë e Veriut për të ardhmen e saj në BE, kjo pasi Bullgaria po përdor veton e saj për të bllokuar vendin e rajonit të Ballkanit. Bullgaria pranon identitetin e ri maqedonas dhe gjuhën maqedonase të krijuara siç thonë pas vitit 1945, ndërsa para kësaj periudhe Sofja pretendon se ato kanë pasur rrënjë bullgare.

“Rruga e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së kalon përmes Sofjes. Ne duhet të ulemi njëri me tjetrin dhe sinqerisht të bisedojmë për zgjidhjen e problemeve dypalëshe”, ka deklaruar presidenti bullgar, Rumen Radev, vendi i të cilit në nëntor të vitit të kaluar përdori veton për të bllokuar hapjen e bisedimeve të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE.

Pasi u bë kandidate e BE-së në vitin 2005, Maqedonia e Veriut pret për hapjen e negociatave që nga viti 2009.  

A ka shpresë për zgjidhjen e konfliktit?

Tensionet dhe përplasjet mes dy palëve duket se nuk kanë zgjidhje.Qeveria maqedonase shpreson në një fitore të identitetit evropian, por dita e sotme ishte prova më e mirë se Bullgaria nuk është gati të heqë dorë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • maqedon: 22/06/2021 21:09

    Konflikte te tilla kane te gjitha vendet e botes te cilat nuk ka Zot qe i zgjidh pervec luftes prandaj qendrimi i Bullgarise eshte i turpshem. BE duhet te ndrysboi keto ligje me veto sepse ne Evrope dihet njerj i bie gozhdes tjetri latkoit, nqse vazhdohet keshtu eshte e sigurt qe BE do te prishet, Bullgaria eshte vendi me i kriminalizuar qe vetem per konjuktura Ballkanike u fut e BE.

    Përgjigju
  • Turi: 22/06/2021 20:59

    Hahahah kjo eshte tallje By..e hapur fare , bejne rolin shtetet Europiane njeher njeri del kundra pastaj del tjetri keshtu ndodh kur kemi shtet legen pa karakter bejne ligjin te huajt

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?