Gjuha e artit, e rrëfyer në 23 mozaikët e Saimir Stratit

4 Maj 2023, 21:47| Përditesimi: 4 Maj 2023, 22:51

  • Share

“Tri herë opinga rrahu dheun

Sikur kërkoi leje prej tij

Pastaj shamia palët ndehu

Me qetësi dhe madhështi.

Kështu, midis qiellit edhe botës

Vallja u lind, vallja u shpall

Këmba sinjale i çon tokës

Dhe dora qiellit i jep lajm.”

(Ismail Kadare)

Artisti i 11 rekordeve Guinness, Saimir Strati, ka çelur ekspozita në shumë vende të botës, por nuk kishte çelur asnjë ekspozitë në Tiranën e tij.

Përderisa, në jetën e artistëve gjithmonë marrëdhëniet mes famës dhe vlerave reale kanë gjeneruar një varg paradoksesh, do ta lëmë mënjanë arsyen.

Saimir Stratin, Kalaja e Tiranës e ftoi që të çelte një ekspozitë me motive shqiptare.

Ja edhe një vepër, që e ka nisur dhe është drejt përfundimit.

Kjo është e veçanta e ekspozitës, që ai e aplikon në gjitha shtetet kur shkon. 

Jemi pranë kësaj ekspozite që vjen plot me surpriza të gjetjeve artistike, që burojnë nga ndjenjat dhe dora e Saimir Stratit duke zbuluar rrugën për t’u qasur drejt emocioneve tona.

 Kuratorja Vlora Demiri, profesoreshë në Universitetin e Tetovës i vuri titullin “Patriot”.

Zotërojnë kryesisht motivet shqiptare, legjendat dhe ndjeshmëria e artistit për folklorin dhe etnografinë.

Materialet e forta, vida, guaska, gozhdë, lëvozhga veze, mermer, copëza pasqyrash, e pllakëza të arta, përulen, duke na transmetuar magji, joshje, energji, botë në lëvizje, muzikë.

Gjuha e artit merr zë në këto vepra.

Veprat janë punuar brenda një harku kohor 22-vjeçar.

Thellësia e interpretimit të veprës i rikthen shpesh vizitorët gjatë ditëve të ekspozitës, ndërsa turistët e huaj vijnë dhe i marrin artistit shqiptar një autograf në bluzë.

Saimir Strati është anëtar i Shoqatës Britanike të Mozaikut Modern dhe është një nga 4 artistët që udhëheqin mozaikun modern sot në të gjithë botën.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?