Gjuha e ashpër e Metës ndaj SPAK, avokati Romeo Kara: I sugjeroj Prokurorisë së Posaçme të verifikojë vilat në Londër

17 Prill, 17:23| Përditesimi: 17 Prill, 20:13

  • Share

Gjuha e ashpër dhe sulmet e Ilir Metës ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani u komentuan sot në ‘Studio Live’ në Report Tv me avokatin Romeo Kara dhe anëtarin e kryesisë së PL-së, Faik Basha.

Avokati Kara, - pas denoncimit të të cilit Prokuroria e Posaçme rihapi çështjen e CEZ DIA në vitin 2019 - u shpreh se Meta ndodhet në një hall shumë të madh dhe prandaj i është futur kësaj gjuhe, duke e sulmuar dhe atë.

'Delinkuent. Më ka quajtur të çmendur. Ka shumë të drejtë. E ka thënë edhe Berisha kur dëshmova për privatizmin e CEZ në nëntor të 2016. Duhet ta marrim me sportivitet. E kuptoj hallin e Metës. Kam atë dozë çmendurie kur duhet në ato momente terrori. Duhet një lloj çmendurie për ti krijuar një lloj lirie  vetes për tu përballur. Te ne është mohuar liria, duke vrarë mirëqënien, duke mbajtur popullin në stadin e bukës së gojës dhe njerëzit nuk gjejnë guximin të përballen, duhet të jesh deri diku i çmendur të merresh me këtë punë. Është në hall të madh', tha Romeo Kara.

Nga ana tjetër, avokati shton se Dumani që sulmon Meta është një njeri me integritet të rrallë për vendin tonë.

'Por sulmon sot personin tim që pati një guxim qytetarie. Në rradhë të parë pata guxim të jem përballë tyre, duke bërë një kallëzim të qepur nga të gjitha anët. Mendoi se u mbyll, por nuk mbyllet pa u çuar në gjykatë. Po mendohem me faktet e reja ta rinis në SPAK. Sugjeroj ish mikun tim të bëjë paqe me veten, do jetë mirë edhe nga ana fizike. E shoh në hall. Ka një hall të madh derisa godet Dumanin. Një djalë me integritet të rradhë për Shqipërinë. Ka dalë kundër kësaj politike barbare, kriminale', shtoi avokati në studio me gazetarin Arbër Hitaj.

Sakaq, ai i sugjeron Prokurorisë së Posaçme të verifikojë vilat në Londër, që lë të kuptohet se janë bërë me paratë e popullit shqiptar.

'Me çmendurinë time i sugjeroj SPAK dhe të tjerëve, të verifikoj 4 vilat në Londër dhe 3 vila në Bishop Avenue se mbase dalin edhe disa gjëra tjera. Mendoj se janë paratë e shqiptarëve që kanë shkuar atje', thekson Romeo Kara.

Faik Basha, anëtar i kryesisë së Partisë së Lirisë mohon të ketë krisje në parti, por një rithemelim.

'Në PL e shoh të pavend emërtimin se ka një krisje të jashtëzakonshme. Nuk ka akuzuar zotin Meta në asnjë moment. Në PL po ndodh një rifreskim, po zgjerohet. Duhet riorganizuar, rishikuar gjithë struktura. Çdo njeri që e shikon veten opozitar të bashkohet të bashkohet kundër qeverisë më të korruptuar. Luftë e pandalshme ndaj korrupsionit, me krimin e organizuar.'

Sa i përket deklaratave kundër SPAK, Faik Basha thotë se Meta pati sulme vetëm ndaj kreut të saj dhe jo prokurorëve.

'Zoti Meta tha se ka sot në SPAK prokurorë shumë të mirë. Nxjerrja e disa të vërtetave ndaj një personi, SPAK është institucion, që ka pasur vullnetin e 140 deputetëve. Praktikisht një pjesë e mirë e këtyre institucioneve kanë treguar se kanë qenë pjesë politike, ka mbështetur forca politike', tha Faik Basha.

Ora 17:34
Meta me akuza ndaj Dumanit, avokati: E kanë zënë paranojat, sheh armiq gjithandej! Ta pranoj që ka bipolaritet

 

Avokati Romeo Kara u shpreh në 'Studio Live' në Report Tv se Ilir Metën e kanë zënë paranojat prandaj dhe sulmon SPAK dhe Altin Dumanin.

'Gënjen për emrin e vet. Njëherë thotë e kam Ilir Metaj, njëherë thotë e kam Ilir Rexhep Meta. Harron ai që vinte tek shtëpia ime, me Maqo Lakrorin. Janë hallexhinj të gjithë, por ky dhe Berisha kanë një fjalor ndaj SPAK. Çfarë do ti bëj SPAK-ut? Ky që sheh armiq gjithandej. Ka paranojë, kjo e bën të shohi armiq kudo, të shohi komplote kudo. Edhe t’i akuzosh të tjerët. Sa më shpejtë ta kuptojnë ata që kanë qenë me të. Ta pranoj që ka bipolaritet. Ka ndryshim humori. Siç iu bë ves e vjedhura në pushtet. Ky që del me gjoks përpara', tha avokati.

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • poli: 18/04/2024 09:04

    U BE PLEHRA E SKRAPARIT ME VILA NE londer,,,ti sekuestrohen te gjitha me vila,,apartamente,,makina,,,llogari,,,xdo gje,,,e ti kthehen popullit...na kane vjedhur keta pisa per 30 vjet...

    Përgjigju
  • AAA: 17/04/2024 22:03

    Iliri e kupton se mbrojtja me e mire eshte sulmi.Te shohim qendrimin e PROKURORISE.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?