Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla

Politikë

Gjuha e papranueshme në Parlament, Balla kërkon ndëshkim disiplinor për Bashën

5 Korrik 2018, 15:39| Përditesimi: 5 Korrik 2018, 15:41

  • Share

Pas përdorimit të një gjuhe të ashpër dhe ofenduese në foltoren e Kuvendit nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar edhe Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili u shpreh se do t’i kërkojë Byrosë së Kuvendit të marrë masa disiplonore për Bashën.

Sipas Ballës, kauzat e opozitës janë fashitur në betejat me mullinjtë e erës.

Përdorin në Kuvend një gjuhë të papranueshme nga Kodi i Etikës. Unë i mirëkuptoj përfaqësuesit e opozitës që kauzat e tyre janë fashitur në betejat me mullinjtë e erës.

Këta persona të papërgjegjshëm nuk mund të lihen jashtë vëmendjes më lejoni të them se për deputetin parafolës do ti kërkoj Byrosë së Kuvendit për marrjen ne masave disiplinore.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?