Kronikë

“Gjuha jonë sa e mirë”/ Lu reciton shqip: Gjeni titujt!

21 Mars 2018, 18:27| Përditesimi: 21 Mars 2018, 18:36

  • Share

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Poezisë ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë e ka festuar duke recituar vargje prej disa prej poetëve më të njohur të Shqipërisë. 
Në video shfaqen disa punonjës të ambasadës, por edhe vetë ambasadori Donald Lu, duke recituar disa prej vargjeve të të dashura për shqiptarët.

Gjithashtu, edhe shqiptaro-amerikani Gjon Juncaj, i cili ka ardhur në vendin tonë për të asistuar reformën në drejtësi, nuk kishte si të mungonte në këtë nismë.
Në fund ambasada amerikane lëshon edhe një sfidë: “A mund ti gjeni titujt e poezive dhe emrat e poetëve?”.

Për ata që nuk ia dolën dot që me dëgjimin e parë, bëhet fjalë për:

Andon Zako Çajupi - Mëmëdheu
Ndre Mjeda - Gjuha Shqipe
Asdreni - Sa të dua o Shqipëri
Dhe Naim Frashëri- Gjuha jonë
s.k/Shqiptarja.com
 

Komento

Komente

  • Bepi: 03/05/2018 06:18

    Fantastike ato mizeret tona kan ma hall me vjell noj gja Por shpresojm qe tju vin dita edhe atyne

    Përgjigju
  • uns: 22/03/2018 17:17

    faleminderit! Jeni shpresa jone!

    Përgjigju
  • blenard: 22/03/2018 13:37

    jeni te pazevendeshushem qe i doni te miren ketij vendi

    Përgjigju
  • blenard: 22/03/2018 13:36

    jeni te pazevendesushem per kete vende!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?