Disa nga fëmijët në diasporë që kanë marrë libra shqip

Sociale

‘Gjuha shqipe fluturon kudo’, shpërndahen falas 27 mijë tekste mësimore në diasporë

7 Tetor, 14:06| Përditesimi: 7 Tetor, 14:10

  • Share

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ka njoftuar se ka përfunduar me sukses procesi i sigurimit dhe shpërndarjes së teksteve falas për nxënësit shqiptarë në diasporë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Kumbaro shprehet se vetëm gjatë këtij viti janë shpërndarë 27,198 tekste mësimore.

Kjo nismë e ndërmarrë që prej 7 vitesh nga qeveria shqiptare synon që çdo fëmijë shqiptarë jashtë vendit të kenë në duar librat e gjuhës dhe kulturës amtare.

“Gjuha shqipe fluturon kudo!

Me shumë dashuri dhe përkushtim, ka përfunduar edhe për këtë vit shkollor procesi i sigurimit dhe shpërndarjes së teksteve falas për nxënësit shqiptarë në diasporë.

Prej 7 vitesh, Qeveria Shqiptare, përmes Ministrisë së Arsimit dhe Qendrës së Botimeve për Diasporën, kujdeset që fëmijët shqiptarë jashtë vendit të kenë në duar librat e gjuhës dhe kulturës amtare.

Vetëm këtë vit janë shpërndarë 27,198 tekste mësimore për nxënësit tanë në diasporë, ndërsa që nga viti 2019 e deri sot janë dërguar plot 117,138 tekste për fëmijët shqiptarë në çdo cep të botës , pasi ruajtja e gjuhës dhe identitetit është mënyra më kuptimplotë për të mbajtur gjallë lidhjen me atdheun”, shkroi Kumbaro në rrjetet sociale.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e gjyqtarit në sallë, sa të mbrojtur janë njerëzit e drejtësisë?