Gjuha shqipe në ‘Eurovision’, Anxhela Peristeri publikon videoklipin e këngës ‘Karma’ (VIDEO)

2 Mars 2021, 09:27| Përditesimi: 2 Mars 2021, 10:21

  • Share

Këngëtarja Anxhela Peristeri që do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision” ka publikuar videoklipin zyrtar të këngës “Karma”.

Peristeri shfaqet e veshur me dy fustane të ndryshme, një të kuq dhe një të bardhë.

“Kamra” është një baladë e qetë në gjuhën shqipe, e cila nxjerr në pah potencën vokale të Anxhela Peristerit, megjithatë nuk kanë munguar edhe “shpërthimet” kryesisht në fund të këngës.

Festa më e madhe muzikore në Evropë “Eurovisioni” do të mbahet nga 18 deri më 22 maj në Holandë.

1614673876_Capture.JPG

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?