Gjuha Shqipe në rrezik, pedagogia: Nuk zgjidhet me provim, problemi qëndron te shkollat, studentët s'dinë të shkruajnë! Të trajnohen mësuesit

14 Shtator 2022, 21:33| Përditesimi: 14 Shtator 2022, 21:46

  • Share

Alarmi i dhënë nga kryeministri Edi Rama në Kongresin Kombëtar të Arsimit, për gjuhëtarët, është i drejtë, por deri tani, nuk ka nisma konkrete për të ndryshuar situatën.

“Ajo çka vihet re kur studentët vijnë në universitet është se kemi studentë që nuk dinë të shkruajnë, që e njohin pak drejtshkrimin. Mund të bëhet më mirë në shkolla për ngulitjen e gjuhës dhe normave drejtshkrimore, por çështja është se sa e zotërojmë gjuhën. Problem me gjuhën shqipe, me drejtshkrimin, kulturën gjuhësore", thotë  pedagogia e Gjuhësisë Elsa Skënderi.

Por cilat janë shkaqet që vitet e fundit, përdorimi i gjuhës shqipe ka degraduar?

“Problemi me formimin që ne hasim, lidhet me leximet e pa mjaftueshme dhe të pakta. Formimi lë për të dëshiruar. Në themel të problemit është mënyra se si mësohet gjuha shqipe në shkollë dhe mënyra se si zhvillohen lëndët. Nëse kemi probleme në drejtshkrim është tek formimi i nxënësve në shkollë.

Për këto arsye, pedagogia e Gjuhësisë Elsa Skënderi thotë se mbrojtja e gjuhës me një provim, nuk do ta përmirësojë situatën. Gjithçka duhet, sipas saj, është trajnimi i mësuesve, ndryshimi i politikave arsimore dhe nxitja e leximit.

“Në fakt ka një provim për gjuhën shqipe në klasë të 9 dhe në të 12. Ekzistenca e provimeve për gjuhën shqipe nuk është se ka rregulluar diçka për sa i përket gjuhës shqipe. Se si folësit e përdorin gjuhën shqipe dhe sa e njohin apo e zotërojnë atë dhe sidomos drejtshkrimin. Nuk e shoh si nismë të duhur për zgjidhjen e këtij problemi. Thjesht hyn në një provim dhe çfarë pastaj. Vërtet do ta ndryshojë cilësisht thelbin, brumin, përmbajtjen e këtij individi apo do të jetë thjesht një mekanizëm shtrëngues. Mund të shihet si një rrugë e shkurtër që do sillte zgjidhje afatgjatë dhe konkrete. Një mënyrë që do sillte zgjidhje afatgjatë dhe konkrete është duke trajnuar të gjithë mësuesit në shkollë sa i takon njohurive që kanë në gjuhën shqipe. Të gjithë mësuesit. Një trajnim i mësuesve do ishte një mënyrë se si të ndikohej ai informacioni. Një ndërhyrje, filtër në të gjitha tekstet e gjuhës shqipe. E gjithë gjëja lidhet me politikat arsimore dhe me nxitjen e leximit po ashtu. Me fushata që do promovonin nxitjen e leximit”, tha pedagogia, Elsa Skënderi.

Aktualisht, Gjuha Shqipe mbrohet nga të huajt që duan të jetojnë në Shqipëri si dhe emigrantë të rikthyer në atdhe, të cilët duan të punësohet në institucione shtetërore.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ana: 15/09/2022 14:39

    "Mund të bëhet më mirë në shkolla" - The schools can do better :)

    Përgjigju
  • Pjeter: 15/09/2022 07:33

    @Fshati Po te behet nje gje e tille,i bie te ngelen pa pune, prof e mesues, deputete,gazetare e shume te tjere!! Renia e cilesise se shqipes ka fillu shume kohe me pare,por keto 30 vjetet e fundit kane prodhu demin me te madh.Me rregulla te forta,duhet te presim shume vite per te pare rezultate. Mendimi im personal,meqe jetojme ne nje kohe dixhitale,gazetat kane nje rol shume donethenes,ne perhapjen e shqipes korrekte ose te deformuar.

    Përgjigju
  • Fshati: 14/09/2022 22:14

    Une e kam nje zgjidhje per ta mbrojtur gjuhen shqipe. "Te behet i detyrueshm perdorimi i gjuhes shqipe ne institucionet shteterore" p.sh ne parlament, ne televizione, ne gazeta, ne ministri, etj dhe te behet denueshem perdorimi i fjaleve nga gjuhe te huaja per tarnallik, sikur ndodh tani. Te programohet dhe te vihet ne dispozicion te studenteve fjalori i gjuhes shqipe, i rifreskuar çdo nje ose dy vjet.

    Përgjigju
    • Tirona: 14/09/2022 23:33

      Me ty jam o Fshati. Ke të drrejt për çfar shkru por me u bo siç thua ti i bie që 99% e kuvendit tmos flasi mo se sdin shqip ata duke fillu që nga Rama e deri te pjesa më e vogël e sistemit politikbërës. Rama II rrogën e ka bo roga ashtu sikundër ky ene manjaku Ben "el tigro" Ahmetaj

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?