‘Gjuha shqipe nuk është e ngurtë, mund të ketë rishikim’, Gjinushi për akuzat e Shamkut: Zë i çjerrë që sfumohet nga vlerësimet e komunitetit shkencor

14 Nëntor 2022, 18:23| Përditesimi: 14 Nëntor 2022, 19:16

  • Share

Kreu i Akademisë së Shkencave ka qenë i ftuar në Report TV ku ka folur për ‘Studio Live’ moderuar nga gazetari Arbër Hitaj lidhur me 50 vjetorin e institucionit që drejton dhe mbi Kongresin e Drejtshkrimit të mbajtur në 10 nëntor. 

I pyetur nëse do të kishte një rishikim të gjuhës shqipe, ai tha se kjo mundësi nuk përjashtohej por duhej vendosur nga këshilli ndërakademik i Kosovës dhe Shqipërisë, ndërsa deklaroi se vitin e ardhshëm me shumë mundësi do të botohej fjalori i madh i Gjuhës Shqipe.

“Si çdo gjuhë, edhe shqipja nuk është e ngurtë, është vazhdimisht në evoluim. I takon gjuhëtarëve, më së pari që duke parë këto zhvillime dhe problemet që lindin, të bëjnë korrigjimet e duhurua.

Ky është një proces, funksionon një këshill ndërakademik mes Shqipërisë dhe Kosovës, që ka bërë edhe propozime konkrete për disa përmirësime apo plotësime për çështje që kishin ngelur pa përgjigjie sepse e thashë se Kongresi nuk ezauroi gjithçka. Por ende nuk janë ligjëruar, sepse ka një problem nga ana juridike sepse nuk është përcaktuar vendimmarrësi.

Problemi i gjuhës shqipe, nuk është problem për t’u ruajtur nga njëri tjetri, por problemi i deformimeve që vijnë nga presionet e gjuhëve të huaja, për shembull futja e fjalëve angleze. Është edhe humbja e gjuhës nga bashkëatdhetarë, kryesisht fëmijë të lindur në shtete të huaja, por me prindër shqiptarë.

Sa i takon përmirësimit në vazhdimësi, ky është një proces i hapur. Vlerësoj se me bërjen e ligjit për mbrojtjen e gjuhës, duhet parashikuar se kush ka fuqinë e propozimit të një norme të re apo përmirësimit sepse ky nuk është proces i mbyllur”- u shpreh Gjinushi.

Sa i takon akuzave të studiueses, Ledi Shamku për plagjiaturë, Gjinushi iu përgjigj duke thënë se nuk kishte dëgjuar ndonjëherë për plagjiaturë në fjalime. Ndërsa sa i përket drejtimit të institucionit, shtoi se këtë gjë e tregonin rezultatet.

“Nuk kam dëgjuar ndonjëherë plagjiatura në fjalim. Sesi drejtohet Akademia e tregojnë rezultatet. Unë nuk e bëj replikën me një individ që nuk ka asnjë lloj peshe të caktuar por mund ta bëj vetëm në rrugë institucionale. Të rejat në akademi janë projekte të mëdha që bëhen në bashkëpunim me profesorë, doktorë, të shkollave të larta të cilët për herë të parë gjejnë këtë mundësi të bëjnë projekte të përbashkëta. Në komisionin e Akademisë së Shkencave, 2/3 nuk janë anëtarë por pedagogë. Në të gjithë këtë komunitet shkencor vlerësimi prej tyre e sfumon fare ndonjë zë të çjerrë që mund të dalë për shkaqe të ndryshme”- u shpreh Gjinushi.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Artan: 15/11/2022 00:46

    Edhe pazarxhi ky, edhe akademik. Ec e merre vesh këtë vend.

    Përgjigju
  • gjinushi dhe bandat e 97: 14/11/2022 18:40

    protagonizmi para zgjedhor. mjere shqiperi dhe rikthimi ne situatat e 97. spaska derman ky vend. mbase edi rama po e kupton cpo ben se ka prgjegjesine kryesore

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?