Gjuhë e dytë e huaj për klasat e treta, prindërit: Ngarkesë për fëmijët! Dekania: Mosha e duhur! Mësuesit ta bëjnë mësimin çlodhës dhe argëtues

22 Shtator 2023, 17:11| Përditesimi: 22 Shtator 2023, 17:48

  • Share

Në disa shkolla publike po pilotohet projekti i mësimit të gjuhës së dytë të huaj në klasën e tretë. Prindërit i tremben ngarkesës së fëmijëve, por Dekania e fakultetit të gjuhëve të huaja Esmerala Kromidha thotë për Report TV se kjo është mosha e duhur, por mësuesit duhet ta bëjnë mësimin sa më argëtues dhe çlodhës.

Si një projekt pilot, në disa shkolla publike nxënësit kanë nisur të mësojnë një gjuhë të dytë të huaj që në klasën e tretë. Dekania e fakultetit të gjuhëve të huaja Esmeralda Kromidha thotë se kjo është mosha e duhur për të nisur gjuhën e dytë të huaj dhe nuk i ngarkon të vegjëlit. Sipas saj mësuesit duhet ta konsiderojnë një orë mësimi çlodhëse për nxënësit.

“Hello! What’s your name?”, përshëndet në anglisht një nxënëse.

Që në klasën e tretë disa nxënës të shkollave publike në vend kanë filluar të mësojnë jo vetëm anglisht, por dhe një tjetër gjuhë të huaj.

“Mësuesja më ka thënë që në klasë të tretë do bëjmë italisht. Pra edhe Anglisht, edhe Italisht.Pak e ngarkuar mendoj unë”, tha një nxënëse.

Krahas anglishtes, që është gjuha e huaj e parë prioritare, e dyta do të vendoset nga shkollat në varësi të kërkesave të bëra nga nxënësit apo prindërit e tyre. Kjo risi është në fazën e një projekti pilot dhe klasat ku po pilotohet  projekti I përcakton aktualisht zyra vendore arsimore.

Disa prindër I tremben ngarkesës që mund të shkaktojë mësimi I një gjuhe tjetër të huaj te fëmijët e moshës 7-8 vjeç.

“Është lodhje! Ka shumë ngarkesë. 6 orë në mësim . Pastaj ka përgatitje dhe në shtëpi dhe prindri merret në shtëpi se në klasë nuk i kap dot të gjitha”, u shpreh një prind.

“Ngarkesë është. Një gjuhë mjafton!”, tha një tjetër.

Dekania e fakultetit të gjuhëve të huaja Esmeralda Kromidha shpjegon për Report TV se një gjuhë e dytë e huaj për klasat e treta nuk është aspak ngarkesë përkundrazi mund të jetë ora mësimore më e këndshme e çlodhëse për nxënësit. E kjo do të ndodh vetëm nëse përdoret metodika e duhur nga mësuesit dhe këta të fundit janë të mirëtrajnuar.

 “Si objektiv i parë nuk do të isha të transmetohej ana gjuhësore, pra që ne të kishim si objektiv kryesor, të mësoheshin sa mè shumë fjalë e shprehje. Ka të bëj shumë metodologjia, mënyra sesi do ta organizonim klasën , sa të këndshme do ta bëjmë këtë orë mësimi, si do ta b, si do ta bënim që nxënësi të mos ndihej i lodhur , por ta bënte këtë orë mësimi me kënaqësi dhe nè këtի aspekt kur mëson një gjuhë të huaj do të thotë që duhet të mendosh ndryshe , ta shohësh botën ndryshe. Ajo klasë nuk mund të jetë me banka , duhet të jetë e pajisur me teknologjitë  e reja , me mjete didaktike që mësuesin ta ndihmojnë shumë të zhvilloj orën e tij”, u shpreh Esmeralda Kromidha, dekane , fakulteti I gjuheve te huaja.

Sipas udhëzimit në fuqi të Ministrisë së Arsimit gjuha e huaj e dytë fillon të mësohet nga klasa VI dhe vazhdon deri në klasë e XII, por në disa shkolla po fillon të futet si kurrikul mësimore që në klasë të tretë si një projekt pilot.

M.T//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Romi: 25/09/2023 13:22

    Sa mir e bejne prz ???? fitojnë ata qe mësojnë tani (nese zhvillohet msimi me mesues te lendes nrm, se ne qe ishim ather nklas 6-9 nuk mësuam asgje se skishte mesues

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?