TIRANË- Policia e Shtetit ka arritur të siguroj vetëm një profil gjenetik të zbehtë që mund të ndihmoj në zbardhjen e ngjarjes së të hënës në breshërinë e plumbave të kallashnikovit në drejtim të Top Channel. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se shpresat për momentin janë vetëm në këtë drejtim, edhe pse materiali gjenetik në fjalë është i zbehtë dhe mund të mos rezultojë i vlefshëm.
Të njëjtat burime saktësojnë se ky material është arritur të sigurohet jo në vendin e ngjarjes, por në sajë të hetimeve dhe verifikimeve të shumta që janë kryer që prej minutave të para pas ngjarjes së rëndë. Hetuesit kanë përjashtuar përfundimisht pistën e vrasjes së Pal Kolës për shkaqe familjare.
Kamerat e sigurisë në disa karburante nga Gjirokastra në Tepelenë kanë vërtetuar lëvizjet e Roberto Papçiut pak orë pas ngjarjes, duke bërë që hetuesit të përqendrohen vetëm në pista të tjera. Pronarët e Top Channel sërish kanë insistuar se nuk kanë asnjë konflikt me njeri dhe gjithçka e lidhin me fjalën e lirë.
Policia ka vënë në dispozicion 100 mijë euro për çdo person që mund të japë informacion të vlefshëm për zbardhjen e ngjarjes. Nga hetimet e kryera deri më tani rezulton se në orën 00:27, automjetit i autorëve është fiksuar nga kamerat e sigurisë, në zonën e Kasharit. Ky automjet ka lëvizur në rrugën dytësore të autostradës Durrës-Tiranë, ka dalë përballë godinës së televizionit Top Channel dhe në atë moment autorët kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të godinës së televizionit.
Autorët, pasi kanë qëlluar me armë zjarri, janë larguar me shpejtësi përsëri nëpërmjet rrugës që kanë ardhur, për në drejtim të Durrësit, dhe në orën 00:36 janë fiksuar nga kamerat e sigurisë në zonën e Kasharit. Ndërkohë që në orën 00:55, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë kanë marrë njoftim për djegien e një automjeti, në autostradën Durrës-Rrogozhinë, në vendin e quajtur “Përroi i Agait”.
Uniformat blu konfirmojnë gjithashtu se nga veprimet hetimore në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 25 gëzhoja model 56, 5 predha dhe 9 copëza predhash municioni luftarak. Ndërkohë që janë këqyrur dhe sekuestruar kamerat e sigurisë të televizionit, si dhe disa kamera sigurie të subjekteve private përrreth vendit të ngjarjes dhe në drejtimin e lëvizjes së automjetit të përdorur nga autorët.
Të shtënat me armë i morën jetën rojës së godinës, Pal Kola, 60 vjeç, i cili ka qenë duke u ngrohur pranë një ngrohëse që ka pasur brenda kabinës. Dyshohet se kanë qenë mbi tre persona që kanë marrë pjesë në këtë ngjarje të rëndë, të paktën 2 kanë qëlluar me breshëri mbi zyrat e Top Channel, ndërkohë që një tjetër ka qenë drejtuesi i makinës. Autorët pasi kanë djegur makinën dyshohet se kanë shkuar drejt Vlorës. Report Tv ka mësuar gjithashtu se makina me të cilën të paktën 3 autorë, një ‘Range Rover’ që është gjetur më pas e djegur në Golem të Kavajës me 2 kallashnikovë, nuk rezulton e regjistruar në Shqipëri.
jeni ne terezi ju apo jo?i them policise e ju gazetareve. kush vjedh makine 60 mij euro per te vrare nje fukara nepun te vet? shifni ndonje kok me cepa qe ka mar pare per ti bere presion pronareve ose ndonje tutkalli qe ben tifo per ate mender programi por qe mori ne qafe nje hallexhi te rradhes...per mos me thene ndonje skenar nga bastardet e politikes meqe ka zgjedhje e duan shkak per rremuje
PërgjigjuBravo Niko Brahimaj për rezultatin e arritur, vetëm në sajë të punës dhe përkushtimit tuaj IPSH-ja ka pasur rezultate gjithnjë në ngritje. Respekte dhe mirenjohje nga Elbasani
PërgjigjuMos! Ai po merret me këtë punë? Ngeli e pa zbuluar pra.